E enjte, 20 Janar, 2022
12.5 C
Tirana

Nis sezoni i dasmave/ Një porosi për çiftet e reja dhe të sapomartuarit

Nga Anxhela Ferra

Sezoni i verës është dhe sezoni i numrit të lartë të dasmave. Prej kohësh shqiptarët preferojnë t’i bëjnë dasmat gjatë muajve korrik dhe gusht. Kjo lidhet edhe me kthimin e të afërmve në Shqipëri për pushime, në mënyrë për të qenë të pranishëm dhe në dasmë. Përgjatë viteve dasmat kanë ndryshuar, njerëzit sa vijnë edhe preferojnë të shtojnë elemente moderne. Por, disa tradita asnjëherë nuk zhduken.

Tirana Today pyeti qytetarët se si i shohin çiftet e sotme dhe çfarë këshille do t’i jepnin një çifti të sapomartuar. Se cili është “sekreti” për të pasur një martesë të lumtur dhe çfarë duhet të kenë parasysh çiftet e reja.

“Mua më pëlqejnë shumë çiftet e sotme. Këshilla ime do të ishte të kishin sa më shumë komunikim dhe dashuri për njëri-tjetrin.”

“Puthjet në publik janë dhe të moshës, kështu që nuk ka asgjë të keqe. Por, problemi i çifteve sot është se mërziten në një lidhje. Dhe heqin dorë shpejt, kështu duan të krijojnë lidhje të tjera.”

“Çiftet e reja duken shumë bukur, por janë pak dembelë. Vetëm pinë kafe, cigare dhe rrinë nëpër lokale. Të sapomartuarit të shkojnë në plazh, por pastaj të vijnë të punojnë. Sepse nuk ka si mbahet ndryshe familja. Në kohën tonë të gjitha çiftet e kalonin kohën vetëm duke punuar.”

Edhe pse mes brezave ekziston një hendek i madh, veçanërisht në mënyrën e të menduarit të gjërave. Duket se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk e kanë problem të shohin të rinj që puthen në publik. Pasi kjo është një mënyrë e të treguarit të dashurisë. Por, ajo që është e papranueshme, është abuzimi dhe mospërmbajtja në ambiente publike.

“Çiftet sot duken shumë të dashuruar, por si janë brenda në familje nuk e di. Të puthen ku të duan, vetëm të mos bëjnë gjëra që janë në kundërshtim me moralin. Sepse çfarë nuk kemi parë. Të sapomartuarit duhet të kenë sa më shumë dashuri dhe sa më shumë mirëkuptim mes njëri-tjetrit.”

“Çiftet e reja janë bashkëkohor, shumë të dashuruar duken. Por, mendoj se në shumë raste, është fallso ajo dashuria.”

“Unë kënaqem kur shoh të rinj që janë bashkë në rrugë. Dashuria nuk është me kusht që shtyp butonin dhe vjen. Ajo vjen në një moment të caktuar dhe në rrugë. Ndaj nuk ka asgjë të keqe që duan të tregojnë afeksionin. Sekreti për një martesë të suksesshme është të respektojnë sa më shumë njëri-tjetrin. Se dashuria e parë vjen e shkon, por respekti nuk vdes kurrë. Të jenë shumë besnik po ashtu.”/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...