E mërkurë, 8 Korrik, 2020
23 C
Tirana

Nis Ramazani, kreu i KMSH-së: Ndihmoni familjet në nevojë (VIDEO)

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Manjani del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Thaçin

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, çdo ditë e më shumë përcjell deklarata në forta në rrjetin social Facebook. Ai thotë se Rama dhe Thaçi kanë...

Shqiptari i parë që caktohet nga Papa Françesku në trup diplomatik

Dom Artur Kola është caktuar nga Papa Françesku të shërbejë në Përfaqësinë Papnore në Republikën e Bregut të Fildishtë. Sipas “Vatican News” ai është meshtari...

Aksident i rëndë, ndërron jetë 28-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Shkodër, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Ngjarja ndodhi në rrugën Shkodër-Bardhaj në vendin...

Shtimi i rasteve/ Hoti kërkon mobilizimin e komunave për luftimin e pandemisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë takimit online, Hoti iu prezantoi kryetarëve të komunave...

Rama publikon fotot: Projekti më i ri i Rilindjes Urbane të Vlorës

Kryeministri Edi Rama së fundmi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka prezantuar “Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë”, i cili është projekti më...

Pandemia/ A do ta mbledhë Këshillin e Sigurisë? Meta zbulon lëvizjen e radhës

Gjatë raportimit të tij të përjavshëm përpara gazetarëve, presidenti Meta u shpreh se është i gatshëm që të mbledhë Këshillin e Sigurisë për çështjen...

“Pandemia ekziston, sëmur, merr jetë”/ Brataj: 5 këshilla që duhet t’i ndiqni

Për të gjithë skeptikët, Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shkruan në rrjetin social Facebook, se koronavirusi ekziston, infekton, sëmur dhe merr jetë. Brataj radhit...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

Sot është dita e parë e Muajit të Ramazanit. Në mbarë botën, besimtarët kanë uruar nisjen e muajit të shenjtë, pasi këtë vit agjërimi do bëhet në një atmosferë ndryshe.

Sipas kalendarit mysliman, agjërimi do të zgjasë një muaj dhe quhet muaji i shenjtë ose muaji i sakrificës. Besimtarët myslimanë do të festojnë krejt ndryshe sivjet muajin e shenjtë të Ramazanit. Këtij Ramazani do t’i mungojnë edhe iftaret që bënin bashkë besimtarët. Ndaj Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, u ka bërë thirrje besimtarëve që të ndihmojnë familjet që janë në nevojë.

“Në situatën ku më shumë se kurrë nevojitet solidariteti ndër-njerëzor, gjej mundësinë t’ju bëj thirrje të gjithë besimtarëve por jo vetëm, ti bashkohen nismës tashmë traditë të KMSH “Dhuro një Iftar”, shkruan ndër të tjera në një postim në Facebook.

Mesazhi

Të nderuar besimtarë!

Sot është fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, i kësaj feste të madhe për të gjithë myslimanët dhe myslimanet dhe falënderimi i takon Allahut xh.sh që na e bëri të mundur ta arrinim këtë muaj të bekuar!

Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i mirësisë, zbritjes së Kur’anit Famëlartë, muaji i pastërtisë shpirtërore, tolerancës, faljes, durimit, mëshirës dhe solidaritetit.

Allahu i Madhëruar na urdhëron në Kuranin Famëlartë: “Ska dyshim se ato që japin sadaka dhë që janë të sinqertë me Allahun, atyre ju shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh” po ashtu edhe Profeti i fundit, Muhamedi a.s na porosit se “Kush ndihmon dikë për ta lehtësuar nga një vuajtje, edhe Allahu e ndihmon atë në ditën e Gjykimit”.

Në situatën ku më shumë se kurrë nevojitet solidariteti ndër-njerëzor, gjej mundësinë t’ju bëj thirrje të gjithë besimtarëve por jo vetëm, ti bashkohen nismës tashmë traditë të KMSH “Dhuro një Iftar”.

Me këtë nismë synohet që tu gjendemi pranë në këtë muaj të bekuar personave që kanë më së shumti nevojë për mbështetjen dhe përkrahjen tonë. Në kushtet kur organizimi i iftareve të përbashkëta për familjet në nevojë është i pamundur, këto iftare do të kthehen në pako ushqimore për këto familje. Këto pako nuk do ç’rrënjosin ndoshta varfërinë, por padyshim do e lehtësojnë gjendjen e asaj familje, e të lehtësosh është këshillë e fesë tonë dhe bamirësia është shtyllë e saj.

Te nderuar besimtarë!

Një ndër detyrimet kryesore që feja jonë na ngarkon për të mirën tonë, familjes dhe shoqërisë e më gjerë është zekati dhe sadakaja e fitrit. Muaji i Ramazanit është muaji i shpërblimeve të shumëfishta, muaji ku veprat tona të zakonshme Zoti me mëshirën e tije u jep vlerë të jashtëzakonshme.

Prandaj të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë dhe përmbushin detyrimet e tyre fetare, le ta shfrytëzojnë ketë mundësi dhe ketë kohë të bekuar. Bamirësia nuk të varfëron e shpërblimi tek Zoti është i garantuar, sepse Ai, nuk e then kurrë premtimin e Vet.

Më lejoni t’ju uroj edhe njëherë ta gëzoni këtë muaj të bekuar, t’ju uroj shëndet në familjet tuaja dhe agjërim të lehtë e të pranuar. Le të bëhemi bashkë që t’ia lehtësojmë vështirësitë dikujt, që Allahu i madhëruar të na i lehtësoj ato ne.

Ashtu siç na këshillon feja jonë, uroj që paqja dhe bekimi të jetë mbi familjet tuaja e mbi tërë njerëzimin!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pandemia/ Ushtria gjermane stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit

Ushtria gjermane Bundeswehr po stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit me virusin korona. Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në...

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Ja vijat e kuqe që s’i toleroj në koalicion

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në vendin fqinj më 15 korrik. I...

Fernando Alonso rikthehet në Formula 1

Fernando Alonso, i shpallur dy herë kampion bote ka vendosur që të rikthehet në Formula 1 me Renault sezonin e ardhshëm. “BBC” raporton se spanjolli,...

Mashtrimi 700 milionë euro me inceneratorët: Si u falsifikua studimi i fizibilitetit

Nga Klodian Tomorri Mashtrimi 700 milionë euro Si u falsifikua studimi i fizibilitetit të inceneratorit për të rritur faturën e buxhetit Një tabelë ekseli me shifra të...

Pandemia/ Rikthehen kufizimet në orar në komunat në veri të Kosovës

Shtabi i Krizave për komunat në Veri të Kosovës ka vendosur të rikthejë ndalimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Gjatë...