Sport

Nis finalja, Partizani dhe Kukësi duan triumfin në Superkupë

               Publikuar në : 19:53 - 18/08/19 user tir

Menjëherë pas ekzekutimit të “Himnit të Flamurit”, ka startuar në “Elbasan Arena” finalja e Superkupës së Shqipërisë, ku përballen Partizani kampion dhe Kukësi si fitues i Kupës.

Trajneri italian i kryeqytetasve ka zgjedhur të luajë me skemën 3-5-2, të njëjtën skemë që përdori dhe në sfidën e dytë ndaj moldavëve të Sherif Tiraspolit, me ndryshimin e vetëm që krahun e djathtë nuk e mbulon më Ibrahimi i larguar te Prishtina, por Uilliam Kordeiro, i ardhur pikërisht nga Kukësi.

Nga ana tjetër, trajneri Shpëtim Duro ka bërë ndryshime të shumta në formacionin e Kukësit, për shkak edhe të largimeve të bollshme nga verilindorët. Në portë do të jetë Avdyli, ndërsa Musta, Kotobelli dhe Gavazaj janë gjithashtu emra që pritet të vijojnë si titullarë edhe në vazhdim.

FORMACIONET

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Kordeiro, Mala, Telushi, Broja, Trashi, Asani, Solomon. Trajner: Franko Lerda.

KUKËSI: Avdyli, Teqja, Musta, Maliqi, Kotobelli, Musolli, Rroca, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ilir Tartari, Nertil Bregasi, Laver Alla (linje), Kreshnik Cjapi (linje), Ridiger Çokaj (i katërt).

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT