E enjte, 21 Janar, 2021
10 C
Tirana

Nikolin Jaka shërohet nga virusi, lëshon thirrjen e fortë ndaj qytetarëve

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ia ka dalë mbanë me betejën për koronavirusin vdekjeprurës. Në një konferencë për mediat, Jaka ka thënë se e ka mposhtur virusin, ndërsa ka paralajmëruar të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes për të parandaluar infektimin.

“Si njeri që e përjetova dhe kalova këtë virus, të kemi kujdes dhe të respektojmë veten dhe njëri-tjetrin dhe të kemi më shumë besim tek stafi mjekësor të cilët po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme për ta përballuar me sukses këtë provë”, u shpreh ai.

Nikolin Jaka iu rikthye një çështje shumë të debatuar, që ka të bëjë me rikthimin e izolimit. Ai është i mendimit se nëse do të rikthehen masat shtrënguese, pasojat për ekonominë do të ishin të rënda, pasi shumë biznese do të falimentonin sërish.

“Zbatimi i protokollit ka edhe një kosto dhe kjo është ajo çfarë ne po mendojmë për të trajtuar me qeverinë, për të parë me shume kujdes se kush do i përballoje kostot dhe humbjet që shkakton protokolli. Kështu që një analizë e hollësishme do bëhet pas një periudhe 3 mujore, në mënyrë që të dalin edhe kostot evidente se kush janë”, shtoi ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha bën deklaratën e fortë për 21 janarin: Rama meriton burg të përjetshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se nisja e hetimeve të ngjarjes së 21 janarit 2011 po bëhet nga kryeministri aktual Edi Rama për arsye...

Covid/ Manastirliu tregon se kur do të kryhet vaksinimi i të gjithë popullatës

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në emisionin “Opinion” se ekzistojnë tre skenarë për vaksinimin e të gjithë popullatës me vaksinën ndaj COVID- 19. Sipas...

“Berisha fshehu provat, Rama zhgënjeu”, Hoxha: 21 janari, krim shtetëror

Gazetari Artan Hoxha, ditën e sotme ka folur sërish në lidhje me ngjarjen e 21 janarit të 10 viteve më parë, ku të vrarë...

Sali Berisha kujton 21 janarin e vitit 2011: Ja pse qëlloi garda

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë versionin e tij të ngjarjes së 21 janarit 2011, ku pas protestave të dhunshme para kryeministrisë mbeten të vrarë...

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut. Vendimi i...