Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të përballet në gjykatë me akuza për korrupsion dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, kanë raportuar mediat franceze.
Rasti fokusohet në përgjimet telefonike më 2014, në të cilat Sarkozy supozohet të ketë kërkuar ndikim te gjyqtarët që po kërkonin për financimet e dyshuara në fushatën e tij.
Gjyqtarët, Gilbert Azibert dhe avokati i Sarkozyt pritet që po ashtu të jenë pjesë e gjykimit.
Në raste të ndara, ish-presidenti akuzohet për pranim të të hollave për fushatën e tij nga lideri libian, Muammar Gaddafi.
Gazeta Le Monde dhe agjencia e lajmeve AFP kanë cituar burime gjyqësore duke thënë se Sarkozy do të gjykohet për përdorim të pozitës zyrtare në mënyrë që të sigurojë favore financiare.