E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Astrit Patozi bën lëvizjen e papritur

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi njofton qytetarët se partia që ai drejton ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e Kodit Zgjedhor. Patozi kërkon që të rrëzohet neni 163 i Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë.

Kërkesa vjen menjëherë pas plotësimit të vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi dhe Presidenti Republikës, që i lejojnë asaj të jetë funksionale dhe të shqyrtojë çështje. Patozi sqaron më tej se në dokumentin në fjalë, dorëzuar prej anëtarit të bordit të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, argumentohet antikushtetueshmëria e të ashtuquajturit në shpërndarjen e mandateve, si një element që cënon barazinë e votës.

Statusi

BINDJA DEMOKRATIKE DORËZON NË KUSHTETUESE KËRKESËN PËR RRËZIMIN E KODIT ZGJEDHOR

Bindja Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për rrëzimin e nenit 163 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton shpërndarjen e mandateve të Kuvendit të Shqipërisë, duke e konsideruar atë në kundërshtim flagrant me ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut.

Kërkesa vjen menjëherë pas plotësimit të vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi dhe Presidenti Republikës, që i lejojnë asaj të jetë funksionale dhe të shqyrtojë çështje.

Në dokumentin e dorëzuar prej anëtarit të bordit të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, argumentohet antikushtetueshmëria e të ashtuquajtuarit herës në shpërndarjen e mandateve, si një element që cënon barazinë e votës dhe që praktikisht bie ndesh me parimin e listës së hapur të sanksionuar në kushtetutë.

Tani mbetet në dorë në Gjykatës Kushtetuese për ta marrë në shqyrtim këtë kërkesë, në mënyrë që t’i paraprihet aplikimit të Kodit Elektoral, përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Me dorëzim e kësaj kërkese Bindja Demokratike përmbush një detyrim përpara vendit dhe qytetarëve shqiptarë, në funksion të objektivit për zgjedhje të lira dhe të ndershme, i cili cënohet rëndë nga neni 163 i Kodit Zgjedhor, i miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca e Edi Ramës.

Lexo edhe :   Ambasada e Francës me ‘notë proteste’: Rama po sulmon vendet mike
Lexo edhe :   Ambasada e Francës me ‘notë proteste’: Rama po sulmon vendet mike

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...