E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

Ngrihet sipari për finalen e zgjedhjeve europiane

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Video/ Ekzekutohet me raketë ministri i Mbrojtjes në Armeni

Përshkallëzohet lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Mediat botërore raportojnë se është ekzekutuar me raketë ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh. Siç shihet dhe...

Këtë të diel votojnë 21 shtete anëtare të BE-së – shtatë tashmë kanë votuar. Pritet që të shtohen ulëset e partive djathtiste. Kampi liberal është nën presion.

Në këtë ditë të katërt të zgjedhjeve evropiane, shkojnë te kutitë e votimeve shumica e zgjedhësve në BE. Qendrat e votimit sot janë të hapura në 21 shtete anëtare, duke përfshirë vendet më të mëdha të BE-së: Gjermani, Francë, Itali, Spanjë dhe Poloni. Këto pesë së bashku dërgojnë pothuajse gjysmën e të gjithë deputetëve në Parlamentin Evropian: 348 nga gjithsej 751.

Deri tani kanë dorëzuar votat e tyre Holanda, Britania e Madhe, Irlanda, Letonia, Malta, Sllovakia dhe Republika Çeke, pasi në to e diela nuk është dita tradicionale e zgjedhjeve. Gjithsej 420 milionë qytetarë kanë të drejtë të votojnë. Sondazhet presin që pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e mëparshme, 43 për qind, të rritet paksa kësaj radhe.

Demokracia liberale lufton me nacionalistët

Blloqet e mëdha të partive politike i kanë kthyer këto zgjedhje të nënta për parlamentin e vetëm ndërkombëtar në botë në zgjedhje vendimtare. Kandidati kryesor i demokristianëve, politikani i CSU-së, Manfred Weber, dhe kreu i socialdemokratëve, Frans Timmermans, komisioneri i BE-së nga Holanda, në këtë fushatë zgjedhore ishin të tërë në një mendje. Ata janë të shqetësuar për kohezionin e BE-së, për mbrojtjen e demokracive “liberale” kundër modelit “joliberal” të përfaqësuar nga nacionalistët dhe populistët, siç është kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Presidenti francez Emmanuel Macron bën thirrje për një “Evropë që mbron” dhe kërkon reforma të gjera në fushat sociale dhe politiko-ekonomike. Udhëheqësi i populistëve të djathtë italianë, Matteo Salvini, në të kundërt, dëshiron ta zvogëlojë rrënjësisht bashkëpunimin në Evropë. Si populistët e krahut të djathtë në shumë shtete anëtare të BE-së, ai ndjek moton – “vendi im është i pari”. Partia e tij pritet të jetë forca më e fortë në Itali në këto zgjedhje.

Kolaps në Austri

Java e kaluar para zgjedhjeve ishte shumë dramatike. Në Austri, qeveria kombëtare-konservatore u prish, sepse populistët e krahut të djathtë të FPÖ, u kapën me një video duke thurur plane se si do t’ia shisnin tenderë një kinse mbesës së një oligarki rus. Nuk dihet nëse ky skandal do të ketë pasoja edhe në rezultatet elektorale në vende të tjera të BE-së. Davide Ferrari nga instituti hulumtues i Votewatch në Bruksel i tha DW-së se ai besoj se efekti do të mbetet brenda kufijve të Austrisë. “Votuesit e krahut të djathtë nuk janë aq të shqetësuar për etikën, ata duan të protestojnë.”

Sipas sondazheve të përpiluara nga 28 shtetet anëtare, populistët e krahut të djathtë dhe kundërshtarët e BE mund të marrin 20 deri 23 përqind të vendeve në parlamentin e ri. Natyrisht, kjo është mjaft, thotë eksperti i BE-së Janis Emmanouilidis nga “Qendra e Politikave Evropiane”, “por kjo nuk mjafton për të marrë pushtetin”. E djathta vështirë se do të ketë sukses në formimin e një grupi të vetëm parlamentar në parlamentin e ri.

Pa kokë në Britaninë e Madhe

Pikërisht deputetët e Britanisë së Madhe, që në fakt është duke u larguar nga BE-ja, do të luajnë rol të madh në ndryshimin e ngjyrave në ulëset parlamentit. Partia e re “Brexit Party” ndoshta do të jetë fituesi i zgjedhjeve, por edhe përkrahësit e BE-së pritet të kenë pësuar rritje.

Vetëm konservatorët pritet të dalin me humbje të madhe. Kryeministrja e pasuksesshme Theresa May u dorëzua. Një ditë pas zgjedhjeve, të premten ajo bëri të ditur  dorëheqjen duke pranuar se ajo nuk mundi ta organizonte daljen e Britanisë nga BE për tre vjet. Megjithatë, rezultatet zyrtare nga Britania e Madhe – dhe të vendeve të tjera të BE-së do të bëhen zyrtare të dielën pas orës 22.

Mbështetje e përkohshme për socialistët

Socialdemokratët britanikë megjithatë do të dërgojnë rreth 20 deputetë në Strasburg. Kjo i vjen në për mbarë grupit socialist, i cili nuk do të tkurret aq shumë sa të ketë frikë nga sondazhet. Rezultati i mirë që thuhet se ka arritur kandidati kryesor socialdemokrat Timmermans, në Holandë, të enjten, është shpresëdhënës, edhe nëse ka vetëm dy vende shtesë. Megjithatë, deputetët e partisë britanike Labour  mund të largohen sërish nga parlamenti në tetor – nëse Brexit do të zbatohet me të vërtetë. Grupi parlamentar i socialistëve kështu do të tkurrej sërish.

Ndikimi në Berlin

Performanca e kandidatit kryesor evropian Manfred Weber (CSU), i cili kryeson listën konservatore në Gjermani, do të ketë një ndikim në politikën e brendshme gjermane. Drejtoresha e “Akademisë për Formimin Politik” në Tutzing, Ursula Münch, i tha DW se ajo priste humbje si për CDU / CSU ashtu edhe për SPD – d.m.th, për të tri partitë që marrin pjesë në koalicionin federal. Ursula Münch konsideron një fund të parakohshëm të koalicionit ose një zëvendësim të kancelares Angela Merkel si rezultat i rezultatit të mundshëm të zgjedhjeve evropiane./DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A mund ta konsiderojmë të përfunduar tranzicionin në Shqipëri?

Nga: Adrian Civici Politologu Jacques Rupnik, një nga specialistët më të mirë e më të vlerësuar të problematikës së Evropës Qendrore e Lindore, duke analizuar...

“Luftë doni, luftë do të ketë!”, Patozi tregon prapaskenat e zgjedhjeve

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht kryetar i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka shpërndarë një shkrim të gazetës 'Rilindja Demokratike', ku ndodhen 4 personazhe që janë...

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...