E diel, 28 Nëntor, 2021
12.5 C
Tirana

Ngjela: Tre ngjarjet që tregojnë se po funksionon drejtësia, prisni dhe shikoni

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka renditur tre ngjarjet të cilat sipas tij, tregojnë se ka filluar lufta kundër korrupsionit në Shqipëri.

Rihapja e çështjes së Gërdecit, ngritja e Komisionit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe 28 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit që nisin punën këto ditë, përbëjnë për Ngjelën fillimin e një procesi me ritëm profesional të korrupsionit shtetëror.

Ngjela shprehet se do të shkatërrohet “bërthama Meta”, e më pas do të fillojë shkatërrimi i bërthamave të tjera korruptive, duke nënkuptuar se Kreu i Shtetit do të shkakrohet nga detyra.

Ndër të tjera, avokati ngre pyetjen se sa deputetë do të jenë në legjislaturën e ardhshme në Kuvend, nëse nis një proces penal për secilin prej tyre.

Postimi i Ngjelës në rrjetin social, Facebook

Gërdeci u riçel si proces penal. Koha po i ndih drejtësisë. Njëzetetë hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit fillojnë punën këto ditë Ilir Meta po shkarkohet nga detyra e Presidentit të Republikës. Në fakt, këto janë tri ngjarje që tregojnë se tani filloi me ritëm profesional procesi i hetimit të korrupsionit të lartë shtetëror.

  1. Duke u nisur nga trinia e më sipërme, na duhet të arrijmë në gjykimin se: në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit të lartë filloi konkretisht. Shqiptarët po e prisnin këtë fillim, por ky tani është një reaksion zinxhir, reaksion që do të sjellë çlirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e shqiptarëve. Reaksioni zinxhir zhvillohet nëpër reaktorë bërthamorë. Në këtë rast, gjatë reaksionit, çlirohen dy lloj energjish: fisioni, që çliron energji me neutrone të ngadaltë, por njëherësh çlirohen edhe 2-3 neutrone te shpejtë, te cilët mund te kryjenë ndarje te reja nëpër bërthama të tjera. Kjo ndarje e rrit numurin e berthamamave te ndara sipas nje progesioni gjeometrik. Ky lloj reaksioni quhet reaksion zinxhir. Kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Shpëtimi i Shqipërisë do vijë më vonë, kurse reaksioni bërthamor ka çliruar tashmë tre organet specialë ( Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit), dhe këta janë tre neutronet, të cilat, shumë shpejt, nuk do t’i ndajnë, por do t’i shkatërrojnë me shpejtësi bërthamat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
  2. Në fakt, na duhet të theksojmë se kjo është vetë arsyeja e kohës sonë, e cila filloi të funksionojë konkretisht. Duhej pritur deri sa të vinte kjo kohë, sepse pa u pastruar më parë pushteti gjyqësor nga korrupsioni, nuk mund të goditej korrupsioni i lartë shtetëror. Domethënë, si një sistem i studiuar, duhej të ishte reforma në drejtësi e para, e cila do të vijonte me reformën antikorrupsion. Dhe tani, që gjithçka ka ardhur brenda sistemit, reforma antikorrupsion filloi konkretisht. Shenjat janë se, e para do të shkatërrohet “bërthama Meta”, e mandej do të fillojë shkatërrimi i bërthamave të tjera korruptive. Sepse kjo do të jetë një kohë me pulsacione, e cila do të vijojë e tillë, me rritem të shpejtë, deri në muajin shtator të këtij viti. Por, për pasojë, sa mund të jetë numri i deputetëve të sapozgjedhur që nuk do të lejohen të hyjnë në parlamentin e ri, si pasojë e procesit penal që do të vijojë i rreptë kundër tyre? Prisni dhe shikoni…
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...