E premte, 26 Shkurt, 2021
19 C
Tirana

Ngjela paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare

Avokati Spartak Ngjela ka dalë më një paralajmërim të fortë për politikën shqiptare pas krijimit të drejtësisë së re në Shqipëri. Sipas Ngjelës, Berisha e Meta po përpiqen të krijojnë rrëmujë e trazira në vend.

Në analizën e tij, ai shkruan se tre janë organet që do të drejtojnë luftën ligjore dhe me një proces të rregullt ligjor, kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri; Gjykata e Posaçme, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Sipas tij, garanti moral i shqiptarëve mbetet politika amerikane me përfaqësuesen e saj në Tiranë, Yuri Kim. Avokati citon se rasti më i fundit për ‘djegien’ e Tiranës ishte bashkimi i dy fuqive, të Metës me Berishës. Por në këtë pakt që ata kanë, ndërhyrja e ambasadores është më kuptimplota.

Ajo që e shqetëson më shumë avokatin, lidhet me faktin se të gjithë krerët e korruptuar të të tre partive kryesore janë bashkë; dhe mendjen e kanë për destabilizimin e Shqipërisë. Ngjela është i mendimit se më të zjarrtë për shkatërrimin e Shqipërisë janë Meta dhe Berisha.

Statusi

Ja, këtu ka ardhur çështja shqiptare sot:

Ose një Shqipëri e pushtuar nga korrupsioni i lartë shtetëror që ndërron çdo tetë vjet portat për të sunduar dhe shkatërruar Shqipërinë dhe shqiptarët;

ose një forcë antikorrupsion, e ngritur kundër tyre sipas kushtetutës së vitit 2016 dhe të gjithë legjislacionit pasues, që do të shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët.

E pra, kjo është e vërteta, dhe, brenda saj, pyetet: kush do ta ushtrojë këtë forcë në zbatim të ligjit në fuqi? Dhe, cila forcë do të jetë garanti i shqiptarëve në këtë kohë?

l.

Tanimë të gjithë shqiptarët e dinë se tre janë organet që do të drejtojnë luftën ligjore dhe me një proces të rregullt ligjor, kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri: Gjykata e Posaçme, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Kurse garanti moral i shqiptarëve, dihet se kush po është: është politika amerikane me përfaqësuesen e vet në Tiranë, Yuri Kim.

Në fakt, beteja ka filluar, por ajo që po vihet re është fakti se, korrupsioni i të dy krahëve të politikës tani është bashkë. Dhe të gjithë shpresën e ka pasur në Moskë dhe në Beograd.

Pikërisht në këtë kohë, elita korruptive shqiptare, dallon se është disi e trembur. Kjo po ndodh, sepse korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar e vlerësonte dhe kishte shpresë shumë te afrimi i presidentit amerikan Trump me Moskën. Por, fitorja e Joe Biden-it në Amerikë i ka shokuar. Në të vërtetë, frenimi që politika Trump i bëri çështjes së Kosovës, i dha shumë shpresë korrupsionit shtetëror në Tiranë se çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor nuk do të vijonte ashtu si nisi.

II.

Është fitorja e Joe Biden-it ajo që ka hedhur në një sulm absurd “revolucionar” edhe Berishën, edhe Metën, me mendimin naiv që mund të krijojnë pështjellim shoqëror, për ta çuar vendin drejt shkatërrimit. Rasti i fundit me revoltën e kalamajve shqiptarë që donin të shkatërronin me zjarr Tiranën, ishte komedia mbyllëse e hallit të madh Meta-Berisha.

Asgjë nuk bëjnë dot, dhe sot fakti më domethënës e kuptimplot është aktiviteti intensiv i ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Ajo tani me shumë ngulm po ecën drejt formimit të dy organeve të rëndësishëm në luftën antikorrupsion: Gjykatën Kushtetuese dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Por, në të njëjtën kohë, dallon fakti që tani është i përditshëm se, të gjithë krerët e korruptuar të të tre partive kryesore, janë bashkë; dhe mendjen e kanë për destabilizimin e Shqipërisë.

Më të zjarrtë, për nga pasioni i dëshirës për shkatërrimin e Shqipërisë, dallojnë të jenë Meta dhe Berisha. Por, si komedi hedhin rëndom edhe idenë e një “revolucioni” infantil që askush nuk di se si dhe pse do të bëhet. Fakti që flasin për një revoltë të gjerë popullore pa motiv, kuptohet se psikika e tyre është jashtë kohës.

Nuk ka më fatkeq se lideri të cilin nuk e pranon koha e tij!

Por, pikërisht këtu del edhe kjo pyetje: po Lulzim Basha?

Dallon që Basha nuk po iu përgjigjet. Kurse Saliu, nuk e lëviz dot këtë nga kryetar të PD-së, SEPSE e ka parë, që, në këtë rast, Basha është një e keqe më e vogël, në krahasim me ndonjë tjetër, i cili mund të dalë nga një zgjedhje e re që do të zhvillohej në PD.

Gjithsesi, po kuptohet që Basha sikur nuk e pranon marrëzinë Berisha-Meta për destabilizimin e Shqipërisë, sepse edhe Yuri Kim nuk e kërkoi kot në takim.

E gjithë kjo situatë, brenda pështjellimit politik që trajtuam, ka bërë që kjo çështje të përqendrohet në një pikë: tek ambasadorja Yuri Kim.

Pikërisht për këtë, nga aktiviteti i saj me një personalitet të veçantë, gjithçka po shpejtohet. Dje u arrit kuorumi i Gjykatës Kushtetuese, kurse tani shqiptarët po presin nga ambasadorja që, me autoritetin e saj të krijojnë realisht edhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Kjo është domosdoshmëri që të fillojë hetimi dhe gjykimi i krimit shtetëror në Shqipëri.

Shqiptarët janë të lodhur dhe të tradhtuar nga liderët e vet që i grabitën dhe i shitën në 30 vjet. Dhe tani po e ndjejnë se pritja e tyre po vjen drejt fundit dhe suksesit, për të pasur edhe ata shtetin e tyre të drejtë dhe që respekton, mbi të gjitha, dinjitetin dhe punën e qytetarëve të vet.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...