Politikë

Ngjela nuk i ndahet Ramës: I kam bërë kërkesë Prokurorisë


               Publikuar në : 21:54 - 05/12/19 M S

Avokati Spartak Ngjela, ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama, pas situatës me tërmetin tragjik që mori jetën e 51 personave. Në emisionin “360 gradë” në “RTV Ora”, ai u shpreh se Rama nuk e di që ka një ligj ndërtimi.

Ngjela, duke u tallur me atë që e cilëson si mungesë informacioni nga ana e kryeministrit, tha se situata ka ndryshuar, pasi i drejtuan gishtin si përgjegjës. Që kjo situatë kaotike të marrë fund një herë e përgjithmonë, avokati tha publikisht se i ka kërkuar Prokurorisë që të vendosë autoritetin për provat.

“Kryeministri aktual nuk dinte fare që ka ligj për ndërtimin, që ka strukturë të pranuar me ligj, që ka akuzë penale. Kështu janë bërë të tëra tha, shto ujë e shto miell, se kujton se për shtesat nuk ka përgjegjësi. Tani që i thanë që ka përgjegjësi, tani fillon prish shenjat. Unë i kërkova Prokurorisë që të vendosë autoritetin për provat”.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT