Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Retrospektivë

Ngjarjet, që kanë ndodhur më 19 prill përgjatë historisë

6 vjet ago
in Retrospektivë, Të Gjitha
Ngjarjet, që kanë ndodhur më 19 prill përgjatë historisë

1496 – Gjatë shtegtimit për në Jeruzalem, udhëtari gjerman nga Këlni, Arnold Ritter von Harff, bën një ndalesë disaorëshe në portin e Durrësit. “Shqiptarët kanë gjuhën e tyre, e cila është vështirë të shkruhet, pasi ata përdorin gërmat e tyre” (Pelegrinage of Arnold Ritter von Harff, 1946). Pastaj, Harfi transkriptoi disa fjalë shqipe dhe shkroi krahas tyre, përkthimin gjermanisht – gjithsej 26 fjalë, 8 shprehje dhe 12 numra; nga Një deri në Dhjetë, dhe Njëqind, dhe Njëmijë. Kështu, von Harff, një i huaj, nisur në udhë për qëllime a interesa të tjera, sjell krejt rastësisht një nga dëshmitë e para të gjuhës së shkruar shqipe.

1824 – Lord Bajroni vdes në atë që është tani Greqi, ku kishte shkuar për të mbështetur luftën greke për pavarësi nga perandoria osmane. Edhe sot, ai konsiderohet si hero kombëtar grek. Lord Bajron udhëtoi e vizitoi Shqipërinë jugore, oborrin e Ali pashë Tepelenës, u takua me shqiptarë, arvanitas, qëndroi me suliotë, adhuroi zakonet, sjelljet, gjuhën, armët e veshjet, udhëhoqi stërvitjen e tyre në Missolongi, ku vdiq nga ethet, pak pas ditëlindjes së tij të 36-të. Bajroni jetoi ashtu siç shkroi ose anasjelltas: “Në jetë zemra e njeriut thyhet, por edhe me zemër të thyer jetohet”.

1882 – Vdiq Charles Darwin, zhvilluesi i teorisë së evolucionit. Darvini punoi mbi teorinë e tij për 20 vjet. Në vitin 1859, Darvini botoi “Mbi Origjinën e llojeve nëpërmjet selektimit natyror”. Libri ngjalli debate të ashpra, sepse zgjerimi logjik i teorisë së Darvinit nxiste idenë se homo sapiens ishte thjesht një formë tjetër kafshe – dhe njerëzit mund kenë evoluar nga majmunët – duke shkatërruar idenë konvencionle të kohës së tij, se si u krijua bota. Darvini u sulmua ashpër, veçanërisht nga Kisha. Megjithatë, idetë e tij fituan shpejt terren dhe sot janë po aq konvencionale. Darvini vdiq më 19 prill 1882 dhe u varros në Westminster Abbey.

1943 –Në geton e Varshavës filloi kryengritja, një nga kryengritjet e para masive para kundër nazistëve.

1993 – Rrethimi në Waco, Texas, përfundoi kur forca të FBI-së u zhvendosën në kompleksin e Degës Davidiane, duke hedhur gaz lotsjellës; anëtarët e kultit i vunë zjarrin ndërtesës, duke shkaktuar vdekjen e 80 personave.

2005 – Kardinali Jozef Ratzinger i Gjermanisë zgjidhet papë dhe merr emrin Papa Benedikti i 16-të. Ai befasoi botën, kur më 28 shkurt 2013 dha dorëheqjen; vendosi të mbajë emrin Benedikt dhe tani quhet Papë i merituar. Benedikt është i vetmi papë me patentë piloti; ai asnjëherë nuk ka ngarë automobil, pasi kurrë nuk e ka marrë patentën e shoferit.

 

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
4 vite pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, dialogu akoma në udhëkryq

4 vite pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, dialogu akoma në udhëkryq

Seanca Parlamentare sprovë për mazhorancën, kërkohen 84 vota për ligjet e Drejtësisë

Zgjedhja e Presidentit, mazhoranca në pritje të rikthimit të opozitës  

PS dhe LSI nuk pyesin për Kodin Zgjedhor. Letër, KQZ-së: Të shtyhet afati i regjistrimit të koalicionit

JU REKOMANDJOMË

Përzuri Borchardt, Meta pret Tseretelin e OSBE-së

Përzuri Borchardt, Meta pret Tseretelin e OSBE-së

3 vjet ago
Protesta/Lleshaj: Kemi sinjalizime për dhunë

Protesta/Lleshaj: Kemi sinjalizime për dhunë

4 vjet ago
Basha: Rama nuk i ndihmoi qytetarët pas tërmetit, as gjatë pandemisë (VIDEO)

Basha: Rama nuk i ndihmoi qytetarët pas tërmetit, as gjatë pandemisë (VIDEO)

3 vjet ago
Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

3 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com