Aktualitet

Ngjarje e rrallë në Indi/ Gjeli “ekzekuton” me një goditje pronarin e tij


               Publikuar në : 14:46 - 23/01/20 M P

CNN raporton se një indian ka vdekur pasi është sulmuar nga gjeli i tij. Sipas CNN, Saripalli Chanavenkateshwaram Rao, 50 vjeç është goditur në mënyrë vdekjeprurëse nga gjeli në qafë, çka i ka shkaktuar një arrest kardiak.  Ngjarja ka ndodhur teksa indiani po e dërgonte gjelin në një dyluftim të jashtëligjshëm gjelash.

Goditja ka qenë e fortë, kalimtarët të cilët e kanë parë e kanë nisur në spital të plagosurin, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas policisë lokale, Rao, i cili jeton në fshat Pragadavaram ishte pjesëmarrës i rregullt në dyluftimet e gjelave. Ai kishte fituar shpesh herë falë aftësive luftarake të gjelit “vdekjeprurës”. Sipas policisë, edhe pse raportimi duket grotesk Rao ka filluar të përleshet me gjelin, pasi ky i fundit ka tentuar të lirohet nga litari me të cilin e mbante në dorë.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT