E martë, 19 Janar, 2021
0 C
Tirana

Ngjarja horror, del fotoja e nënës dhe dy vajzave që u vetëflijuan në Kombinat

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme, për mediat është zbardhur edhe imazhi i familjes që u vetëflijua, pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Ky rast u shënua në Kombinat, ku u gjetën të pajeta nëna me të bijën, Zhaneta dhe Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Mësohet se 30-vjeçarja Anisa Josifi është gjetur gjysmë e dekompozuar, ndërsa dyshohet se ka vdekur disa ditë më parë. Sinjalizimin për ngjarjen e dha vëllai i Zhaneta Josifit, i cili nuk arrinte dot që të komunikonte dot me to.

Fillimisht në banesë kanë hyrë nga dritarja punonjësit e zjarrfikëses, pasi dera e apartamentit ka qenë e mbyllur nga brenda. Ata kanë zbuluar skenën e rëndë.

Njëra prej vajzave që besohet se kishte humbur jetën disa ditë më parë, por edhe nëna që u gjet e pajetë, kishin shenja të mos-ushqyerjes.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë më tepër dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Raportimet e para tregojnë se ato ishin besimtare të Jehovait dhe kanë sakrifikuar veten duke ndenjur pa ujë e pa ushqim deri në vdekje, për t’u ringjallur sërish në një botë tjetër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zhdukja e biznesmenit italian, gazetarja tregon bisedën me partneren shqiptare

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer se vetë ajo ka folur me partneren e biznesmenit të zhdukur italian, Davide Pecorelli. E ftuar në “Open”, Lala u...

Sondazhi/ Opozita fiton Tiranën më 25 Prill, PD rritje krahasuar me 2017-ën

Opozita e Bashkuar del fituese në zgjedhjet e 25 Prillit sa i përket qarkut të Tiranës. Ky është rezultati i sondazhit të parë  të “Notto...

Mandati i parë i Bajden, do të lihet në hije nga trazirat civile në SHBA

Nuriel Rubini, 62 vjeç, është një nga ekonomistët më të njohur sot në botë. Profesor në Shkollën e Biznesit Shtern në Nju Jork, ai...

Dokumenti/ Zbulohet kontrata “sekrete” e qeverisë me Pfizer për vaksinën

Kontrata “Top-Secret” e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer duket se nuk është më e tillë, pasi Gogo.al ka publikuar edhe disa foto të kësaj...

Sondazhi: Për 85% e shqiptarëve, zgjedhjet e 25 prillit janë të rëndësishme

Në studion e “Tempora” të Sonila Meços dhe nën komentin e Antonio Notto-s, shqiptarët po njihen me rezultatet e sondazhit të parë të RTV...