Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Edi Reja, është shprehur se ka disa probleme me Zvicrën dhe Holandën, përsa i përket disa lojtarëve. Por FIFA nuk ka ndërhyrë, pasi ia ka lënë në dorë rregullave të qeverive përkatëse. Gjatë konferencës para ndeshjeve të shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve, Reja ka theksuar emrat e Mersinaj dhe Kamberit, për të cilët thotë se dëshiron t’i shohë në Kombëtare.
“Është e vërtetë që kemi disa probleme. Kemi problem me Zvicrën, Holanda nuk na dhënë OK. Rasti i Zvicrës është i çuditshëm, sepse do të marrë lojtarë nga vende të ndryshme të Europës dhe botës. FIFA nuk ndërhyn, sepse i referohet rregullave të qeverive përkatëse. Doja të shikoja Kamberin, e kam ndjekur kur ka luajtur në Skoci, do të shohim nëse do të jetë pjesë e projektit për të ardhmen. Edhe Mersinaj, ka qenë i karantinuar, pres një përgjigje“, tha Reja.