E premte, 22 Janar, 2021
11 C
Tirana

Enxhi Nasufi nxjerr prapaskenat e ‘Festivalit të Këngës’

Këngëtarja e njohur Enxhi Nasufi, ka reaguar e revoltuar ndaj Festivalit të Këngës, ku pretendon se i janë bërë asaj padrejtësi. Pasi u shpallën 18 finalistët e Festivalit të Këngës, kishte dhe nga ata që ishin të pakënaqur që nuk u përzgjodhën. Enxhi Nasufi është një nga ato që ka shprehur hapur këtë gjë, e madje ka zbuluar disa nga prapaskenat e Festivalit të Këngës. Ajo ka treguar se në finale do të shkonin 16 këngëtarë, por rrugës u shtuan edhe 2 të tjerë.

“Do të ishin 16 finalistë, por rrugës u shtuan edhe 2, sepse bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, ndarje tokash.

Shumë brryla, shumë miq, shumë ujqër… nja 2 u shtuan rrugës dhe sigurisht nuk kishte vend për mua aty. Por shyqyr Zotit, isha lodhur me thënë të drejtën dhe doja të pushoja dhe jam shumë e lumtur që jam në shtëpi.

Megjithatë nuk i dihet, unë do të marr pjesë prapë në festival në të ardhmen, ndoshta në kushte dhe rrethana të tjera, por sigurisht vetvetja me sinqeritetin tim që më karakterizon, ku sipas shumë njerëzve sinqeriteti është virtyt i budallait, por unë mendoj që jo dhe ngulmoj që jo. Kaq kisha, suksese të gjithëve”, është shprehur Enxhi Nasufi në disa video të publikuara në Instagram.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Ish-komandanti i ushtrisë boshnjake dënohet për krime lufte

Gjykata e Sarajevës e ka dënuar me 10 vjet burgim një ish-komandant të ushtrisë boshnjake, pasi erdhi në përfundimin se ai ka dështuar të...

Përgjimet/ Mafia Italiane mësyn në Tiranë, biseda për pallate dhe tendera

Antimafia e Katanzaros në Itali, ka goditur tri ditë më parë një grup mafioz, ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet...

Video/ Klopin nuk e mbajnë nervat, përplaset me trajnerin kundërshtar

Në sfidën e djeshme të Premier Ligës ku Liverpuli u mund në “Anfield” me rezultatin minimal 0-1 ndaj Bërnlit, në pushimin e këtij takimi...

Qysh sot, çdo ditë të jetë 21 Janar

Nga: Frrok Çupi Për gjithë planetin sot është data 22, por për ne shqiptarët duhet të jetë, si dje- 21 Janar. Edhe nesër, e pasnesër,...

Johnson jep alarmin: Varianti i ri i koronavirusit është më vdekjeprurës

Kryeminsitri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se provat e hershme sugjerojnë se varianti i koronavirusit që u shfaq në vend mund të jetë 30%...