E enjte, 28 Janar, 2021
-3 C
Tirana

“Ngecin” negociatat Kosovë-Serbi, dorëhiqet Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese në Kosovë shpalli “Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit” në mos përputhje me parimet kushtetuese të vendit.

Menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Bashkëkryesuesit të Ekipit Negociator për dialogun Kosovë-Serbi, Shpend Ahmeti.

Ahmeti, i cili është njëkohësisht edhe lider i partisë Socialdemokrate, shprehet se partia e tij e pranon këtë vendim dhe do të veprojë sipas tij.

“Që nesër ne do t’i dorëzojmë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend. Ne edhe më tutje besojmë se Dialogu me Serbinë është procesi më i rëndësishëm politik sot në Kosovë dhe për të nevojitet konsensus dhe vendimmarrje në Kuvend”, thotë Ahmeti.

Reagimi i plotë:

Sot Gjykata Kushtetuese ka shpallur Ligjin për Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Delegacionit shtetëror në tërësi në shpërputhje me parimet kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Partia Socialdemokrate e pranon këtë vendim dhe so të veprojë sipas tij. Rrjedhimisht nga sot anëtarët e Delegacionit shtetëror nga radhët e PSD-së pushojnë të shërbejnë në këtë organ. Ne kemi hyrë në Delegacion me kushtin që delegacioni të ketë kompetenca. Meqenesë ato nuk janë më, atëherë qëndrimi ynë në delegacion është pa kurfarë rëndësie ligjore.

Partia Socialdemokrate, vitin e kaluar ka marr iniciativën për të kthyer procesin e vendimmarrjes në lidhje me dialogun me Serbinë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një republikë parlamentare, dhe për një interes shtetëror e konsideronim të domosdoshme që procesi të ndërtohet me një unifikim të partive politike për të harmonizuar qëndrimet dhe për të mbrojtur interesat e shtetit tonë në një proces përfundimtar të dialogut Kosovë – Serbi. Po ashtu kërkesa jonë ishte që të hiqet monopoli i presidentit Thaci mbi dialogun dhe vendimmarrja të shpërndahej në institucionin më të lartë ligjvënës në vend

Lexo edhe :   Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 288 raste të reja

Kërkesa jonë që kjo të bëhet me 2/3 e votave të Kuvendit u bojoktua nga partitë tjera opozitare. Megjithatë delegacioni u krijua me rezolutën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Duke mos patur besim te implementimi i rezolutës kërkesa jonë e vetme dhe kryesore ishte definimi i kompetencave të delegacionit shtetëror me Ligj, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohej autoriteti i Delegacionit si institucion i vetëm që mund të negociojë marrëveshjen me Serbinë. Kësisoji, do të parandaloheshin autorizimet dhe takimet e fshehta të individëve dhe do të pamundësohej një marrëveshje e shpejtë.

Lexo edhe :   Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë, 301 raste të reja

Fatkeqësisht, tentimin tonë për të ja dhënë kompentencat dhe fuqinë vendimmarrëse Kuvendit e sfiduan dy partitë tjera opozitare LDK dhe VV.

Që nesër ne do t’i dorëzojmë dorëheqjet nga Delegacioni në Kuvend. Ne edhe më tutje besojmë se Dialogu me Serbinë është procesi më i rëndësishëm politik sot në Kosovë dhe për të nevojitet koncesus dhe vendimmarje në Kuvend. Përndryshe, pas sfidimit të LDK dhe VV ky proces tani kthehet në duart e Presidentit dhe Kryeministrit. Do të vazdojmë të japim qëdnrimet tona konstruktive përmes grupit tonë parlamentar.

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Triumf me “poker”, Berisha nuk i ndal dot sulmet e Juventusit

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur 4-0, Spalin, ku luan portieri i Kombëtares, Etrit Berisha. Bardhezinjtë e nisën me...

Sondazhi: 53% e vlerësojnë pozitivisht menaxhimin e pandemisë nga qeveria

Sondazhi i ''Report Tv'' dhe institutit italian Piepoli, ka vlerësuar vullnetin e shqiptarëve ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Të pyetur për menaxhimin e situatës...

Brataj: Vaksina anti-co*id na mbron 28 ditë pasi e kemi marrë

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë. Teksa iu referua rastit...

Balla: Koalicioni me Metën, domosdoshmëri për të rrëzuar Berishën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se vrasjet e 21 janarit janë kryer në gjakftohtësi dhe nga dy persona, një prej...

Balla tregon planin B të Berishës për 21 janarin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi protestën e 21 janarit të vitit 2011, ku humbën jetën 4 protestues. I ftuar në Real...