E martë, 2 Qershor, 2020
12 C
Tirana

Ngazëllimi popullor për plazhin si në kohën e Enverit

Më të lexuarat

Diskutimet për reformën, çfarë propozon PD për qeverinë kujdestare

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore është mbledhur këtë të dielë në orën 19:00, në atë që është cilësuar si data e fundit e saj. Palët...

Çfarë po ndodh? Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore e parashikuar për në orën 17:00, është shtyrë për në orën 19:00. Raportohet se kjo shtyrje ka ardhur...

Bllokimi i kufirit me Kosovën/ Reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e palës kosovare, për të mos lejuar futjen në territorin e tyre të makinave nga Shqipëria,...

Të shtëna në Shijak, plagoset në këmbë një 28-vjeçar

Së fundmi ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shijak. Raportohet se ngjarja ka ndodhur tek stadiumi, ku në rrethana ende të paqarta është...

Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Spanja mund të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka deklaruar se do të kërkojë shtyrjen me dy javë të gjendjes së jashtëzakonshme nga koronavirusi. Sanchez sqaroi se shtyrja...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Koronavirusi/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në vend edhe për 14 ditë. Vendimi u mor gjatë seancës së shtatë...

Qershori nis i freskët, ja si parashikohen temperaturat gjatë javës

Ndonëse ka nisur zyrtarisht stina e verës, java e parë do të sjellë mot të freskët. Edhe kjo javë do të shoqërohet nga mot...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

“Shqiptarët janë popull kafe-dashës”, në mars-prill u importuan rreth 1600 ton

Mbyllja e bareve, nuk i kanë penguar shqiptarët të konsumojnë kafe në shtëpitë e tyre. Përkundrazi, gjatë muajit prill janë importuar 922 ton kafe. Qëndrimi...

Unë e kam ende në kujtesë, dhe nuk do ta harroj kurrë, derisa të më zërë skleroza, një skenë tek plazhi i Gjirit të Lalësit. “Pronari” i plazhit ngriti me shkelma një burrë me fëmijën e tij, që u ulën në rërë me çadrën e tyre, sepse ai ishte plazh privat. Si pasojë e lejeve abuzive të dhëna nga bashkitë, në kundërshtim me VKM-ra e ligje për respektimin e hapësirave publike e private, në plazhet e vendit nuk ekziston më koncepti “publik”. Kjo histori bëhet refren i denoncimit të medias dhe qytetarëve çdo sezon veror. Por askush nuk ka dëgjuar, madje çdo vit jepen leje të reja për kioska dhe hapësira me qira (aty ku ka mbetur ende ndonjë zgiq). Sepse çdo kryetar i ri qeras me të tilla leje kontribuuesit e tij politik e financiarë.
Një deklaratë e kryeministrit Rama, për të mos rinovuar asnjë leje për vendosje shezllonesh në rërë, përveç hoteleve, shkaktoi një ngazëllim të madh popullor. “Plazhin do t’ia kthejmë popullit. Të shkojmë në plazh si qëmoti, me çadra tona”, tha Rama. Mllefi i shumë njerëzve, edhe i imi, ndaj atij “pronarit”, bëri që qytetarët në rrjetet sociale të duartrokasin çlirimin e plazheve më në fund.
Por, me gjithë urrejtjen për atë “pronarin”, unë kur të shkoj në plazh një fundjavë, dua të shtrihen në shezllon. Kur të mos kem para, dua të shtroj peshqirin e të shtrihem në rënë. Përse u dashka që në plazhet tona të ketë, ose vetëm shezllone, ose vetëm rërë? Përse të mos ketë hapësira të alternuara, publik- privat? Kush ka nge dhe dëshirë shtrihet në shezllong, kush nuk ka, shtrihet në rërë. Jemi një vend me bregdet thuajse të gjithë të shfrytëzueshëm dhe mund të krijojmë alternativa.
Por, në pamundësi për të zbatuar ligjet e vendimet që miratojmë, ne shkojmë tek moratoriumet. Dikur, nuk ndalonim dot skafet e drogës, e ndaluam të gjitha gomonet. Nuk ndaluam dot kontrabandistët e drurit, e ndaluam edhe prerjen e shkurreve. Nuk ndalojmë dot hedhjen e qeseve në natyrë, ndalojmë fare përdorimin e qeseve. Nuk ndalojmë dot babëzinë e pushtetit që jep me qira bregdetin, ndalojmë fare shezllonet tani.
Ju që po gëzoni kaq fort, mendoni se shezllongu nuk është “luks” dhe si i tillë nuk është shfaqe e huaj. Por është alternativë.
Jo Z.kryeministër, unë nuk dua që të shkoj në plazh si në kohën “tonë”, kur pasi zgjoheshin në pikë të mëngjesit të kapnim trenin e parë, kur rrinim 10 vetë në një çadër, e pasi digjeshim e përcëlloheshim, lyheshim me kos të thartuar.
Në vend të këtyre revolucioneve populiste, qeveria të zbatojë kriteret dhe të krijojë hapësira edhe publike edhe private.
Rërë kemi, edhe det kemi.

Unë zgjedh vetë ku të shkoj, sipas qejfit dhe mundësisë!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Albin Kurti: Kosova ka dy armiq, një të brendshëm dhe një të jashtëm

Kryeministri ende në detyrë, Albin Kurti është shprehur se Kosova ka dy armiq, një të jashtëm dhe një të brendshëm. I ftuar në emisionin “5...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet ka goditur vendin mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se tërmeti me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën në...

Rasti i George Floyd/ Autopsia private nxjerr tjetër rezultat nga ajo zyrtarja

Familja e të ndjerit George Floyd, i cili u vra nga policia në SHBA kanë vendosur t’i bëjnë një autopsi private për të zbuluar...

Një tjetër gjyqtare e vettingut kallëzohet në SPAK

Ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata, ka kallëzuar në SPAK gjyqtaren e KPK-së, Alma Faskaj. Muçmata akuzon Alma Faskajn për kryerjen e veprës penale “Falsifikim...

Njeriu që e do Kosovën, sa zyrën e tij

Nga Mero Baze Qindra kamionë dhe vetura, së bashku me udhëtarët që sot janë nisur drejt Kosovës, u përballën me një surprizë të hidhur në...
WhatsApp KONTAKTO TT