Sport

Ngatërroi himnin e Shqipërisë/Spikeri i penduar: S’kam fjetur dy ditë


               Publikuar në : 19:56 - 11/09/19 M. S

Incidenti me himnin e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Francës, ishte vetëm episodi i parë i asaj nate. Më vonë, spikeri i stadiumit tha se kërkon ndjesë për ngatërrimin e himnit të Armenisë, ndërkohë që duhet të thoshte të Shqipërisë.

Frank Stanislas Andre Barzhin, ka thënë se nuk ka fjetur për dy netë pas atij incidenti. “Nuk kam fjetur dy ditë, dhe ndihem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime, dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë”, theksoi 50-vjeçari.

Ajo që ndodhi ditën e shtunë në “Stade De France”, bëri xhiron e botës dhe e vuri në një pozitë shumë të sikletshme Francën, e cila kërkoi ndjesë zyrtarisht te pala shqiptare, për ngatërrimin e himnit përpara sfidës Francë-Shqipëri. Gafa u bë edhe më e rëndë për shkak se spikeri i stadiumit e ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, në momentin që po sqaronte situatën nga fonia e impiantit.

Frank Stanislas Andre Barzhin, i cili mban nofkën Maks Kampo dhe njihet nga të gjithë si Maksi i stadiumit “Stade de France”, në një prononcim për “L’Equipe”, ka thënë se ndjehet shumë keq.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT