E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
1 C
Tirana

Ngadalësimi i kreditimit, bankat vendosin paratë jashtë vendit

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Ndërhynin deputetët, jepej lekë për vendin e punës/Evis Kushi jep lajmin e madh

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi i cilësoi mësuesit si heronjtë e ditës. Në fjalën e...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

“Ditën e dasmës babai më ndiqte për të më vrarë me sëpatë si tek Ertugruli”

Halil Sinani nga Kukësi me vendbanim në Tiranë ka ardhur në studion e “Historia ime” në Tv Klan, për të rrëfyer historinë e tij....

U vra nga policia greke, gjykata i jep 410 mijë euro familjes së shqiptarit

Gjykata greke ka vendosur paraditen e së hënës, të dëmshpërblejë me 410.000 euro familjen e Nikolla Todit. 25 vjeçari  u ekzekutua më 16 shkurt të...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Vitamina C dhe D s’kanë efektivitet për Covid/ Mjeku publikon fakte tronditëse

Mjeku, Erion Dasho ka zbuluar fakte tronditëse për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për...

Ngadalësimi i kreditimit ka rritur aktivet jorezidente të sektorit bankar në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të shtatorit totali i aktiveve jorezidente arriti në 346 miliardë lekë, në rritje me 10 miliardë lekë krahasuar me muajin qershor. Sektori bankar shqiptar shënoi një rritje të depozitave me rreth 23 miliardë lekë gjatë tremujorit të tretë.

Nga këto, pjesa më e madhe, rreth 17 miliardë lekë, ishin në valutë të huaj. Nga ana tjetër, rritja e kreditimit të ekonomisë vendase gjatë tremujorit, megjithë gjallërimin pas daljes, ishte më e ngadaltë me periudhën e parakrizës. Portofoli neto i kredisë bankare u zgjerua me rreth tre miliardë lekë.

Në veçanti bankat më të mëdha, që zotërojnë edhe pjesën më të madhe në tregun e depozitave në valutë, mbajtën një qasje të kujdesshme në huadhënie gjatë kësaj periudhe. Në këto kushte, duket se prurjet e reja të depozitave në valutë të huaj kanë shkuar kryesisht në vendosje jashtë vendit.

Pavarësisht rritjes së tremujorit të tretë, pesha e aktiveve jorezidente të sektorit bankar ngelet në nivele relataivisht të ulëta krahasuar me periudhat e mëparshme, në rreth 22% të totalit. Në dy tremujorët e fundit, pesha e aktiveve jorezidente paraqitet në nivelet më të ulëta që prej vitit 2013. Niveli i tyre më i lartë ishte regjistruar në fillim të vitit 2017, kur përbënin rreth 28% të aktiveve të sektorit bankar shqiptar. Duke qenë se këto aktive janë kryesisht në euro, nënçmimi monedhës europiane ndaj lekut ka bërë që statistikisht vlera e tyre e raportuar në lekë, por edhe pesha e tyre specifike, të bjerë.

Aktualisht, 52% e depozitave të publikut në sektorin bankar janë në valutë të huaj, por tregu i brendshëm nuk ofron alternativa të tjera të investimit të fondeve në valutë të huaj, përveç kredidhënies. Shtimi i likuiditetit të lirë në valutë vitet e fundit është theksuar nga një orientim më i madh i huadhënies drejt lekut. Raporti mes kredive dhe depozitave në valutë aktualisht është rreth 48%, çka tregon se më pak se gjysma e depozitave në valutë të bankave janë dhënë kredi. Duke hequr pjesën që mbahet në formën e rezervës së detyrueshme pranë llogarive të Bankës së Shqipërisë, për shumicën e fondeve të tjera në valutë duhet gjetur një zgjidhje për investimin ose mbajtjen e tyre jashtë vendit.

Në kushtet e normave reale negative të interesit, vendosjet jashtë përgjithësisht nuk sjellin përfitime për bankat. Për të thithur likuiditetin e lirë në valutë të sektorit bankar, në raste të veçanta qeveria shqiptare emeton tituj në valutë të huaj në tregun e brendshëm. Madje, bankat shqiptare janë edhe ndër blerësit kryesorë të eurobondeve që Shqipëria emeton në tregjet e huaja./Monitor/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të dashur mjekë!Basha po ju mbron, siç do të mbrohej po të ishte në vendin tuaj

Nga: Mero Baze Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë, më pati treguar një detaj interesant nga puna e...

Mbante armë me silenciator në banesë, pranga 65-vjeçarit të rrezikshëm

Uniformat blu kanë vënë në pranga 65-vjeçar, i cili mbante armë zjarri me silenciator në banesë. Shtetasi me inicialet O.I., rezulton me precedent të...

Edi Manushi flet pasi u infektua me Covid-19 (VIDEO)

Moderatori Edi Manushi është infektuar nga Covid-19. Ai ka realizuar një lidhje me Skype për emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbardhur më shumë...

“Kërkoi tepsi e timon”, Maliqi: Rama është çmendur nga braktisja e socialistëve

Deputeti Lefter Maliqi ka lëshuar një lum akuzash ndaj kryeministrit Rama, ndërsa citon se do të dalë i humbur në zgjedhjet e 25 prillit. Me...

Balla dhe 17 deputetë kërkesë Ruçit: Komision për raportin e Dick Marty-t

Prej javësh, mazhoranca ka hedhur akuza në drejtim të kryedemokratit Basha, në lidhje me rolin tij në hetimet ndaj UÇK-së. Nga ana tjetër, kreu...