E diel, 25 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Nga viktimë e bullizmit në kampion bote, ç’nuk dini mbi boksierin Conor McGregor

Sot është ndër sportistët më të paguar në botë. Por jeta e boksierit irlandez Conor McGregor, nuk ka qenë e thjeshtë. Kur ishte fëmijë, ka rënë shpesh pre e bullizmit në shkollë.

“Kisha një fytyrë që të tjerët pëlqenin ta rrihnin”- kujton ai. Dhe ishin këto ngacmime, që e shtynë McGregor të mësojë si të vetëmbrohet.

Nisi të merrte që në adoleshencë leksione në arte marciale dhe boks. Sot shkon nëpër shkolla, për të mësuar të rinjtë, si të përballen me bullizmin. Përpara se të niste karrierën e tij si boksier, Conor punonte si hidraulik.

Në fitoren e tij të parë si profesionist, fitoi 60 mijë dollarë. Ai është boksieri i parë jo-amerikan, që ka dy tituj botërorë në 2 kategori të ndryshme peshash.

Në prillin e vitit 2011, e fitoi ndeshjen me një nokaut rekord pas vetëm 4 sekondash ndaj Padi Doherti. Ndonëse ka fituar dhjetëra miliona dollarë, fama nuk e ka “dehur” McGregor. Ai vazhdon të shoqërohet me të njëjtin grup miqsh si dikur kur ishte i panjohur.

Irlandezi është krahasuar shpesh me legjendën e boksit Muhamed Ali, për stilin e luftimit në ring. Konor njihet për një vetëbesim të jashtëzakonshëm. Në jo pak raste, ka vënë bast shuma të mëdha parash, para disa ndeshjeve që ka zhvilluar. Vetëm në një rast, fitoi një bast prej 3 milion dollarësh. Kur ka qenë i vogël ka pasur si pasion futbollin, dhe ishte tifoz i madh i Mançester Junajtid.

Sot është më shumë tifoz i vetvetes. Pasuria e tij llogaritet në 120 milionë dollarë. Pavarësisht se e ka siguruar jetën, karakteri gjaknxehtë irlandez ngre shpesh krye. Vitet e fundit, është arrestuar disa herë për sherre banale në bare dhe restorante. /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...