E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Nga Van Gog tek Niçe: Të famshmit që vdiqën me xhepat bosh

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Historia është e mbushur me historitë e njerëzve të famshëm, që harxhuan pa mend të gjithë pasurinë e tyre, përmes një stili ekstravagant jetese, duke mos pasur thuajse asgjë kur ndërruan jetë. Ja cilat janë disa nga rastet më të bujshme:

Semi Dejvis Xhunior (1925–1990)

Ishte një shoumen legjendar në SHBA. Aktor i shkëlqyer në Broaduej dhe në film. Një balerin dhe këngëtar, që e kapërceu diskriminimin racor të viteve 1950, duke qenë edhe anëtar i bandës muzikore të Frenk Sinatrës. Por edhe pse fitoi rreth 50 milion dollarë gjatë karrierës së tij, kur vdiq nga kanceri në fyt më 16 maj 1990, Dejvis kishte mbi 15 milion dollarë borxhe.

Xho Luis (1914–1981)

Ishte kampion i boksit në peshat e rënda në vitet 1937-1949, mbretërimi më i gjatë në historinë e boksit në këtë kategori. Pavarësisht nga të ardhurat prej 4.6 milionë dollarësh në total nga ndeshjet, Luis mori vetëm rreth 800.000 dollarë, nga të cilat shumë u shpenzuan për dhurata për miqtë dhe familjen, donacione për ushtrinë amerikane, dhe në investime të këqija në biznes. Vdiq nga një arrest kardiak më 12 prill 1981, pas abuzimeve me kokainën.

Xhudi Garland (1922–1969)

Ishte aktorja e famshme për rolin e saj si Doroti Gejl në filmin e vitit 1939 “Magjistri i Ozit”, por jeta e saj personale ishte një paradë e gjatë dështimesh financiare dhe në jetën private.

Ajo nuk kishte pamjen tipike magjepsëse të një dive Hollivudi, gjë që i detyroi producentët të ndryshonin shumë pamjen e saj. Kjo i shkaktoi depresion dhe abuzime me qetësuesish. Vret veten nga një mbidozë ilaçesh, pas 2 martesave të dështuara, dhe e mbytur në borxhe.

Xhorxh Best (1946–2005)

Gjestet teknike të Xhorxh Bestit me Mançester Junajtid dhe Irlandën e Veriut Island, mbahen ende mend si më të mirat në analet e futbollit britanik. Një anësor natyral “gjenial”, Best ishte i famshëm për aftësinë e tij për të depërtuar në mbrojtjen e kundërshtarëve të tij. Karriera i siguroi plot 100 milionë dollarë, por siç e pranoi edhe vetë 90 për qind të parave i shpenzoi për gra, pije dhe makina të shpejta, dhe “pjesën tjetër e kam harxhuar kot”.

Fridrih Niçe (1844–1900)

Filozofi i diskutueshëm gjerman, ishte i famshëm për deklaratën e tij se “Zoti ka vdekur”, dhe për pohimin se morali tradicional ishte i vjetruar në botën moderne. Ai e bazoi filozofinë e tij alternative jo tek eupatia, por tek “vullneti për pushtet’ dhe “Mbinjeriu”. Ai pësoi një krizë nervore, dhe vdiq i varfër në një spital psikiatrik.

Vinsent van Gog (1853–1890)

Van Gog vlerësohet si një nga piktorët post-impresionistë më të mëdhenj në histori. Por pavarësisht se kishte prodhuar jo pak kryevepra, ai shiti vetëm një pikturë gjatë jetës së tij.

Kërkonte vazhdimisht ndihmë financiare nga familja. Piktori vuajti vazhdimisht nga depresioni, dhe vrau veten në korrik 1890, pa asnjë lek në xhep.

Oskar Uajlld (1854 – 1900)

Ishte një nga figurat letrare më të rëndësishme të shekullit XIX-të. Si poet dhe shkrimtar, ishte i famshëm për zgjuarsinë e tij. Por fshehtas, bënte një jetë të dyfishtë, duke u përfshirë në lidhje me shumë djem të rinj. Në vitin 1895, u padit në gjykatë për lidhjen me të riun Alfred Dagllas, dhe u dënua me dy vjet punë të rëndë. Pas lirimit, ra në depresion, dhe nuk mundi të shkruante dot si më parë. Vdiq më 30 nëntor 1900, në një hotel të dorës së dytë në Paris, i rrënuar ekonomikisht.

Edgar Alen Po (1809–1849)

Ishte një nga shkrimtarët e hershëm amerikanë më me ndikim në zhanrin e romanit thriller dhe horror. Por pavarësisht sukseseve, Po pati shumë vështirësi në sigurimin e jetesës. Ai u pushua nga puna në gazetën “Southern Literary Messenger” për shkak të personalitetit të tij problematik dhe varësisë nga alkoolizmi. Vdiq në rrethana misterioze në vitin 1849 në Baltimora.

Burimi i lajmit: https://www.wonderslist.com/famous-people-who-died-penniless/

Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...