Bota

Nga Suedia tek SHBA-ja, këto janë 20 vendet më të fuqishme sot në botë


               Publikuar në : 11:25 - 24/01/20 M S

20- Suedia. Një nga vendet më të mëdha të BE nga sipërfaqja, dallohet për sistemin e mirëqënies sociale.

19- Spanja. Ruan një ndikim të madh në botë, për shkak të kolonive të shumta në Amerikë dhe Azi.

18- Katari. Vendi më i pasur në botë për frymë me naftë dhe gaz natyror.

17- Italia. Tërheq çdo vit 40 milion turistë, për shkak të historisë dhe kuzhinës.

16- Turqia. Është kryqëzimi unik mes kulturave të Lindjes dhe Perëndimit.

15- Australia. Bie në sy për madhësinë territoriale, dhe ekonominë e zhvilluar.

14- India. Ka 1.4 miliardë njerëz. E dyta pas Kinës, të cilën pritet ta kalojë pas disa vitesh.

13- Zvicra. Një nga vendet më të pasura në botë, ka ruajtur ndër shekuj asnjanësinë e saj.

12- Kanadaja. Vendi i dytë më i madh në botë për nga sipërfaqja. Shumë mikëpritëse ndaj emigrantëve.

11- Emiratet e Bashkuara Arabe. Një nga vendet më liberale në Gjirin Persik, garanton lirinë e besimit fetar.

10- Arabia Saudite. Aty ndodhen vendet më të shenjta të besimit Islam, me qendër Mekën.

9- Koreja e Jugut. Del shpesh në lajme, për konfliktin e vazhdueshëm me Korenë e Veriut.

8- Izraeli. Edhe pse i vogël, ka luajtur dhe luan një rol të madh në çështjet globale.

7- Japonia. Është një nga kombet më të arsimuara, dhe më të edukuara në botë.

6- Franca. Ndikimi i saj ka qenë shumë i madh ndër shekuj në Evropë dhe në botë.

5- Britania e Madhe. Komb shumë i zhvilluar, me ndikim të madh në ekonominë, politikën dhe kulturën botërore.

4- Gjermania. Kombi më i madh i BE-së, ka një nga ekonomitë më të fuqishme në botë.

3- Kina. Një prej civilizimeve më të vjetra, sot ka ritmin më të lartë të zhvillimit ekonomik në botë.

2- Rusia. Vendi më i madh në botë nga sipërfaqja. Ka më shumë armë bërthamore nga të gjithë.

1- Shtetet e Bashkuara. Mbeten superfuqia më dominuese ekonomike dhe ushtarake në botë.

TIRANA TODAY

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT