E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
-0.5 C
Tirana

Nga sot rriten pensionet, ja sa përfitojnë

Duke nisur nga dita e sotme, 665 mijë pensionistë në vend do të marrin pension të indeksuar.

Pensionet janë rritur me 2.8% dhe tashmë ka nisur shpërndarja sipas grafikut. Nëse një pensionist merr një pension prej 10 mijë lekësh në muaj, përfiton një rritje prej 280 lekësh.

Drejtori i Përgjithshëm, Astrit Hado deklaron se kjo rritje është bërë për të eliminuar efektin e rritjes së çmimeve të produkteve.

“Vetëm sot janë paguar 38148  pensione, të cilët të gjithë këta persona e kanë marrë pensionin të indeksuar. Pensionet minimale kanë arritur vlerën e 13753 lekë nga 13378 lekë që kanë qenë. Ndërsa pensioni maksimal ka arritur në 27 506 lekë nga 26757 lekë të reja që ka qenë”, tha Hado.

Fondi i vënë në dispozicion është 2.3 mld lekë dhe përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve, ndërsa qeveria ka vendosur që të mos preket skema e kompensimeve. Kështu të gjithë pensionistët do vijojnë të marrin kompensimet për të ardhurat mujore minimale përkatëse sipas kategoritë në të cilën bëjë pjesë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

8 gra dhe 8 burra: qeveria gjermane hap rrugën për barazi gjinore

Për herë të parë në 16 vjet, Gjermania do të drejtohet nga një burrë. Por megjithëse Angela Merkel po ia dorëzon kancelarinë një pasardhësi...

OBSH: Vaksinat duhet të funksionojnë kundër variantit Omicron

Vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit që kontraktojnë variantin Omicron nga rastet e rënda të Covid, thotë një zyrtar i Organizatës Botërore të...

Fishekët e Yuri Kim, kapsolla deri më sot…

Nga: Eduard Zaloshnja Pasi Sekretari i Shtetit Blinken e shpalli Berishën persona non grata, Ambasadorja Yuri Kim, tek shkallët e ShQUP-it, u bëri thirrje anëtarëve/votuesve të PD-së...

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit, shmanget takimi me Metën

I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vjen në Tiranë me një agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë. Ambasada e...

“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë”, Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin

Në ditën e Rinisë, kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku thotë se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve. “MIRËMËNGJES dhe me...