E hënë, 18 Janar, 2021
-4 C
Tirana

Nga sot hyjnë në fuqi masa të reja/ Ja cilat janë aktivitetet e ndaluara në plazh (VIDEO)

Ministri Sandër Lleshaj ka zhvilluar një inspektim në Durrës, në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit veror e të sigurisë në plazhe.

Lleshaj ka theksuar rëndësinë që ka kujdesi për qetësinë e pushuesve. Ministri ka paralajmëruar masa të ashpra, ndërsa policia do të godasë çdo rast papërgjegjshmërie.

Pas orës 23:00 gjatë javës dhe në fundjavë pas orës 24:00, niveli i zhurmës në lokale duhet të jetë zero.

Njoftimi

🔴 Durrës – Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, shoqëruar nga Prefekti i Qarkut, Drejtori i Përgjithshëm i PSH, drejtues Vendorë e të Kufirit të Policisë, zhvilloi një inspektim të masave për mbarëvajtjen e sezonit veror e të sigurisë në zonat me plazhe, si dhe masave për parandalimin e përhapjes së epidemisë.

✅ Mobilizim për zbatimin e kërkesave të autoriteteve shëndetësore kundër COVID-19, duke kryer inspektime të përbashkëta të të gjitha agjencive. Ndërhyrje e fortë për të ndëshkuar ata që me papërgjegjshmëri rrezikojnë të tjerët.

⛔ Nuk do të lejojmë që 🎶 dhe zhurmat të shndërrohen në faktor shqetësues dhe kontaminues, në një lloj virusi të dytë. Policia po godet çdo rast papërgjegjshmërie.

⛔ Pas orës 23:00 gjatë javës dhe në fundjavë pas orës 24:00, niveli i zhurmës në lokale duhet të jetë 0️⃣

✅ Jo thjesht gjobë, por sekuestrim të gjithë impianteve që prodhojnë zhurmë e procedim për ata që bëhen shkak për ndotje jo vetëm akustike.

✅ Policia do të angazhohet fort për sigurinë në 🌊 dhe në 🏖.

✅ Çdo Operator që përdor një pjesë të bregdetit, duhet që në paketën e ofertës të ketë sigurinë, të ketë rojet e plazhit, 🤽‍♂️ të ketë mjetet e shpëtimit.

#PoliciaQëDuam👮‍♀️ 👮
#ShqipëriaQëDuam🇦🇱☀️

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...