Nga sot, gjobë kush nuk mban maskë në Maqedoninë e Veriut

Duke filluar që nga dita e sotme, në Maqedoninë e Veriut nis zbatimi i dekretit për mbajtjen e detyrueshme të maskës.

Sipas këtij dekreti, çdo person që nuk mban pajisje për mbrojtje personale në ambiente të mbyllura do të gjobitet me 20 euro. Ndërsa sa i përket kompanive që nuk do t’i respektojnë këto masa, ata rrezikojnë një ndëshkim deri në 2 mijë euro.

Në ambientet e mbyllura publike përfshihen marketet, dyqanet, bankat, zyrat postare, objektet shëndetësore si dhe transporti publik.