E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Nga shpella në krye të vendit më të madh në botë, historia e Xi Jinping

Xi Jinping është sot udhëheqësi i Kinës, vendit që parashikohet të ketë në pak vite ekonominë më të madhe në botë. I ati i tij Xi Zhongxun, shërbeu dikur si zv/kryeministër i vendit, dhe ishte një aleat i hershëm i Mao Ce Dunit.

Por familja u godit rëndë gjatë Revolucionit Kulturor. Për 7 vite u dëbuan në fshat, duke jetuar në një shpellë, dhe punuar për orë ta gjata në bujqësi.

Xi i ngjiti gradualisht shkallët e karrierës në Partinë Komuniste Kineze. Në vitin 2012 u zgjodh në krye të partisë, dhe një vit më vonë si president. Në dallim nga të tjerët, ai nuk do që t’ia lërë stafetën e drejtimit të Kinës dikujt tjetër.

Ndryshimet e fundit kushtetuese, i japin një pushtet të përjetshëm. Paga e tij zyrtare është vetëm 22 mijë e 500 dollarë në vit. Por revista amerikane “Forbes”, llogarit se pasuria e familjes së Xi është mbi 1.5 miliardë dollarë.

Gjithsesi ajo mund të jetë shumë më e madhe sesa kaq. Shumë miliarderë kinezë, miq të presidentit, i kanë fshehur paratë e tyre në parajsat fiskale. Në një vend autokratik si Kina, ashtu si në Rusinë e Putinit, askush nuk mund t’i kërkojë llogari udhëheqësit sesa para ka vërtet.

                                       TIRANA TODAY

Lexo edhe :   Akulloret të kontaminuara me Covid-19

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...