E martë, 27 Tetor, 2020
10 C
Tirana

Nga sëmundjet e zemrës tek vetmia/ Dhjetë gjërat që janë ngjitëse, përveç viruseve dhe baktereve

Më të lexuarat

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Fotoja bëhet virale/ Melania Trump përdor sozi

Shpesh është folur që Zonja e Parë e SHBA ka një sozi, e cila e shoqëron presidentin hera-herës. Përkundrejt këtyre zërave, Trump e ka...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Kudo me truprojë, si ndryshoi jeta e Luanës pas përndjekjes (FOTO)

Pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje, moderatorja Luana Vjollca shfaqet kudo me truprojë. “Në çdo hap me mua. Faleminderit për sigurinë...

E trishtë, ndërron jetë ish-futbollisti i Manchester City

Manchester City ka dhënë një lajm të trishtë për botën e futbollit. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në moshën 17-vjeçare ish-lojtari i të rinjve,...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Disa viruse, baktere dhe parazitë, tërheqin vëmendjen tonë për shkak se ato janë ngjitëse. Por pavarësisht nga shumë sëmundje, të cilat ne i dimë se përhapen nga një person tek tjetri, ka ende shumë gjëra të tjera, për të cilat ne as që e dimë se janë “ngjitëse”. Ja cilat janë ato:

Sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës, janë konsideruar prej kohësh si jo-komunikuese, pra që vijnë si pasojë e gjenetikës dhe stilit të jetesës. Por në fillim të këtij viti, një ekip studiuesish siguruan prova për të kundërtën. Ata zbuluan se sëmundjet e zemrës, si dhe sëmundje të tjera, si për shembull Diabeti i Tipit 2, mund të jenë ngjitëse.

Ekipi arriti në përfundimin se të gjitha këto sëmundje bashkëjetojnë me një mikrobiomë të ndryshuar, përzierjen e baktereve, kërpudhave dhe parazitëve që ekzistojnë në zorrën tonë. Kur këto mikrobioma të ndryshuara instalohen në modelet e kafshëve, ato krijojnë sëmundje në mikpritësin e tyre të ri.

Vetmia

Tingëllon ironike por edhe vetmia është ngjitëse. Një studim afatgjatë i mbi 5.000 njerëzve dhe marrëdhënieve të tyre sociale, tregoi një përhapje të gjurmueshme të vetmisë nga një person tek tjetri. Njerëzit fillojnë të përjetojnë ndjenja të vetmisë, që para se të izolohen plotësisht.

Kjo do të thotë që njerëzit nisin të ndihen të vetmuar, kur janë ende duke kaluar kohë me miqtë, dhe kjo është mënyra se si ata i ndajnë ndjenjat e tyre të vetmisë me të tjerët, para se të kenë një jetesë tipike prej vetmitari. Këto ndjenja të transferuara të vetmisë zënë rrënjë tek personi tjetër, dhe cikli vazhdon. Gratë priren të preken më shumë sesa burrat.

Ulçerat

Stilet e jetës stresuese dhe ushqimet pikante, janë bërë shpesh gabimisht përgjegjëse për shkaktimin e ulçerave peptike. Në realitet, shkaku kryesor i ulçerave të stomakut, është një bakter i quajtur Helicobacter pylori. Më shumë se gjysma e popullsisë së botës, është e infektuar nga ky bakter.

Për arsye që ende nuk janë kuptuar, disa njerëz nuk pësojnë kurrë ndonjë simptomë të H. pylori, ndërsa të tjerët zhvillojnë ulcera peptike në stomak dhe zorrën e hollë. Bakteri që e shkakton ulçerën është ngjitës përmes pështymës dhe lëndës fekale, ndaj shkëmbimi i spërklave dhe një higjenë e dobët mund t’ju shkaktojë ulçerë.

Ndjenja e të ftohtit

Studiuesit në Universitetin e Saseksit në Britani, zbuluan prova se qeniet njerëzore janë të ndjeshme ndaj infektimit nga temperatura, një dukuri ku dhe vetëm shikimi i dikujt duke mërdhirë, bën që të bjerë temperatura e trupit tonë. Pjesëmarrësve në një studim iu kërkua të shikonin një video kur dikush zhyste dorën në ujin e akullt. Shikuesit u shprehën se videoja i bëri ata të ndjejnë ftohtë, dhe në fakt edhe temperatura e sipërfaqes së duarve të tyre ra ndjeshëm.

Lumturia

Nga përvoja të gjithë e dimë se të qenit pranë njerëzve të lumtur, na bën të ndihemi goxha të gëzuar. Studimet e ndryshme, kanë treguar se lumturia jonë ndikohet shumë nga rrethi ynë i brendshëm i miqve dhe  familjes. Nëse keni një vëlla ose motër të gëzuar si natyrë dhe që jeton afër jush, ata do të rrisin me 14 për qind shanset tuaja për të qenë të lumtur.

Kanceri

Ndërsa nuk dihet ende nëse njerëzit transmetojnë lehtë qelizat kancerogjene tek njëri-tjetri, ka pasur raste të dokumentuara kur kjo gjë ka ndodhur. Në vitin 2018, një dhuruese organesh vdiq me kancer të padiagnostikuar të gjirit. Katër njerëz që morën transplantime të organeve të saj, u prekën nga kanceri i gjirit.

Sjellja e keqe

Një studim i kryer në Holandë, dëshmon ka më shumë të ngjarë jo vetëm të shkelim rregullat kur rrethohemi nga shkelës të tjerë të rregullave, por dhe të shkelim rregulla të tjera në situata të tjera. Nëse jemi në rrugë me një qese me mbeturina, mund t’i hedhim plehrat në bordurë. Por më vonë kur jemi vetëm, ekspozimi ndaj thyerjes së normave shoqërore, mund të nxisë t’i vjedhin ushqimin e drekës kolegut në vendin e punës.

Presioni i lartë i gjakut

Presioni i lartë i gjakut, lidhet shpesh me një dietë jo të shëndetshme. Por është zbuluar se ai lidhet edhe me një virus ngjitës shumë të zakonshëm. Një ekip studiuesish zbuluan se minjtë e infektuar me citomegalovirus, CMV, zhvilluan presion të lartë të gjakut sesa ata pa virus. Studiuesit gjithashtu kryen prova me kulturat e qelizave njerëzore.

Ato krijuan një proteinë që dihet tashmë se kontribuon tek presioni i lartë të gjakut. CMV vlerësohet se prek 60-99 për qind të njerëzve të rritur në mbarë botën. Ai transmetohet përmes lëngjeve trupore, dhe qëndron për gjithë jetën në trupin tuaj.

Synimet

Në mënyrë të pavetëdijshme, ne i përvetësojmë shpesh qëllimet e njerëzve me të cilët bashkëveprojmë. Nëse dikush me të cilin po bisedojmë në një darkë po përpiqet të relaksohet dhe të kënaqet, nuk ka nevojë të na e thotë këtë me zë. Ne do ta kuptojmë atë nga sjellja, gjuha e tij e trupit dhe temat e bisedës.

Nëse ky synim vlerësohet si i përshtatshëm, ka shumë gjasa që ne ta adoptojmë atë vetë, dhe t’ia kalojmë dhe vetë shumë mirë në atë darkë. Nëse ndërveprojmë me dikë që mbërrin në festë duke u justifikuar se duhet të largohet herët, edhe ne mund ta gjejmë veten duke kontrolluar orën, dhe duke u përpjekur të ikim sa më shpejt.

Kaviteti

Kavitetet ndodhin kur bakteret në gojën tonë e shndërrojnë sheqerin në acid, i cili ngjitet në dhëmbë, dhe e ha smaltin e tyre. Edhe nëse lani dhe pastroni dhëmbët tuaj rregullisht, puthja me dikë që nuk ka një higjenë të mirë orale, do t’ju infektojë me të njëjtat baktere që do shkaktojnë kavitete në gojën tuaj.

Burimi i lajmit: https://listverse.com/2020/09/28/top-10-things-you-wont-believe-are-contagious/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kryemadhi: Rama i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Kryetarja e LSI,  Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me vendimin e mbajtjes së maskës me detyrim në ambientet jashtë. Kryemadhi është shprehur se përdorimi...

Thaçi i ashpër me Perëndimin: Po i bën padrejtësi Kosovës me vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se është padrejtësi që Bashkimi Evropian nuk liberalizon vizat me Kosovën. Sipas tij, Perëndimi ka rënë në lajthitje. Teksa foli...

Ndeshje dramatike në “San Siro”, Kumbulla i shënon dhe ndal Milanin

Përfundon supersfida e javës së 6 të Serisë A, mes Milanit dhe Romës. Ndeshja ka prodhuar jo vetëm lojë të bukur, por edhe gola, pasi...

Hajdari ashpërson tonet: PD dhe PS, banda që luftojnë me njëra-tjetrën

Për deputeten Rudina Hajdari, dy partitë më të mëdha në vend PD dhe PS janë kthyer në banda të cilat luftojnë me njëra-tjetrën. Hajdari shprehet...

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...