Sport

Nga Ramos tek Gatuzzo, kush janë ‘kasapët’ më të mëdhenj në historinë e futbollit (video)

               Publikuar në : 12:07 - 09/07/19 M. S

Sergio Ramos – Mbrojtësi spanjoll i Realit të Madridit, cilësohet si ndër më të mirët në rolin e vet. Pavarësisht pozicionit ku luan, ka shënuar shumë gola. Megjithatë luan shpesh ashpër, dhe këtë e dinë mjaft mirë kundërshtarët e tij. Ramos, është një nga futbollistët madrilenë me më shumë kartona të kuq.

Nigel de Jong – Mesfushori holandez, mbahet ende mend për goditjen me shkelm në bark të spanjollit Xabi Aloson në finalen e botërorit të vitit 2010. De Jong u përjashtua më vonë nga kombëtarja, për shkak të sjelljes së keqe.

Gennaro Gattuso – Ish-mesfushori i Milanit dhe i kombëtares italiane, shquhej për shpirtin luftarak në fushën e blertë. Por edhe për faullet e shpeshtë, dhe të ashpër ndaj kundërshtarëve, për të cilat është ndëshkuar shpesh.

Roy Keane – Sulmuesi irlandez, ishte një ndër “asët” nën mëngë të Fergusonit tek Manchester United. Talenti i tij ishte i dukshëm, por e dukshme ishte edhe gjaknxehtësia e tij në fushë, të cilën e pagoi me marrjen e shumë kartonave të verdhë dhe të kuq.

Gerardo Bedoya – Ish-mbrojtësi kolumbian, ka qenë një “kasap” i vërtetë në fushën e lojës. Gjatë karrierës si futbollist, mori 46 kartonë të kuq, duke qenë një futbollistët më të rrezikshëm të të gjitha kohërave, sigurisht për shkelmat që u jepte kundërshtarëve, dhe për jo golat që mund të shënonte.

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT