E premte, 3 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Nga nesër rihapen kufijtë tokësorë të Kosovës

Më të lexuarat

“Trupin ia lyenin me vaj për të ndalur dekompozimin”, 34 vjeçarja jep dëshminë shokuese

Me kalimin e orëve po bëhen me dije të dhëna të reja nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë,...

Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të vizitojë ditën e nesërme Shqipërinë. Bëhet me dije se Hoti do të pritet nga kryeministri Rama në orën...

749 të arrestuar, finalizohet operacioni i madh në Britani

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britani bëri me dije se një sistem i fshehtë komunikimi i përdorur nga kriminelët për të tregtuar drogë...

E rrallë/ Shqiponja mbërthen peshkaqenin dhe fluturon mbi plazh (VIDEO)

Kohë më parë u bë virale një video, ku shqiponja fluturonte ne ajër me prenë e saj, një qengj. Një fotograf arriti që të...

Të shtëna në ajër pas një konflikti të çastit, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 13, teksa pranë një...

Ngjarja makabre në Kombinat/ Flasin Dëshmitarët e Jehovait

Lidhur me ngjarjen makabre në Kombinat, në media u raportua se të treja ishin ndjekëse të Dëshmitarëve të Jehovait, për shkak se në shtëpinë...

Fshihej në bodrum/Ndërhyn RENEA, publikohen pamjet kur kapet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA kanë arrestuar në Bulqizë, të shumëkërkuarin Fadil Tërnova, 32-vjeç. Në sajë të operacionit të koduar "Fundi i arratisë", është vënë në pranga...

Hungaria s’e përfill rekomandimin e BE-së për kufijtë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se nuk do të zbatojë rekomandimin e Bashkimit Evropian për të hequr kufizimet e udhëtimit për më shumë...

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para

Qyteti bredetar i Durrësit është tronditur nga të shtënat me armë zjarri. Burimet paraprake, ende jo zyrtare, bëjnë me dije se të shtënat me armë...

Dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar, zbardhet identiteti i viktimave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura brenda banesës së tyre. Burime për...

Nga e hëna në Kosovë fillon zbatimi i periudhës së re të lehtësimit të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se qeveria shfuqizoi vendimin për mbylljen e kufijve të Kosovës, “por, të gjithë personat që hyjnë në vend detyrohet t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore në kufi dhe t’i zbatojnë masat kundër Covid-19″.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ata që hyjnë nuk do të detyrohen t’i nënshtrohen karantinës 14 ditëshe.

Ai tha se nga e hëna “hapen kufijtë tokësorë në pikat kufitare: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë”, ndërsa ata që hyjnë në Kosovë “dhe posedojnë rezultat negativ për testin COVID-19, jo më të vjetër se katër ditë, nuk u nënshtrohen procedurave të vetizolimit. Ata që nuk e kanë testin detyrohen të vetizolohen për shtatë ditë”, tha ai.

Autoritetet thanë se pas një jave do të shqyrtohet edhe mundësia e hapjes së kufijve ajrorë, ndërsa deri me 20 qershor do të bëhet rivlerësimi i situatës epidemiologjike dhe rrjedhimisht i masave lidhur me hyrjen e qytetarëve në territorin e Kosovës.

Ndërkaq me propozim të ministrisë së Arsimit, të hënën fillojnë punën edhe një pjesë e institucionet arsimore.

“Kopshtet dhe çerdhet për moshat nga 0-5 vjeç, në institucionet publike e private të nivelit parashkollorë. Organizimi i ambientit dhe përgatitjet për testimin e arritshmërisë me klasat e nënta, kthimi i klasave të nënta në shkollë prej datës tetë qershor e deri me 19 qershor me qëllim të mbajtjes së testit me datën 23 qershor 2020. Organizimi i ambientit dhe përgatitja për testin e maturës me nxënësit e klasave të dymbëdhjeta, kthimi i këtyre nxënësve në shkollë prej 15 qershorit deri me 30 qershor dhe mbajtja e testit të maturës deri me katër korrik”, tha ministri Vitia.

Lexo edhe :   U rekomandua hapja e kufijve, por u hoqën nga lista/ DW: Tri elementet që penalizuan Shqipërinë
Lexo edhe :   BE-ja synon të vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi pa presidentin Thaçi

Me vendim të qeverisë nga nesër fillojnë punën edhe taksitë, barnatoret, kafenetë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare, ndërsa “puna e tyre do të përcillet me kujdes të posaçëm nga inspektorët për të siguruar respektimin e rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik”, meqë rreziku nga koronavisuri është ende i pranishëm.

“Sot bashkë me këto njoftime për normalitetin e ri para nesh, ju themi qytetarë të dashur se rreziku nuk ka kaluar. Ju e dini që as barna as vaksinë nuk ka akoma sepse ende nuk është zbuluar, por tani ne e dimë se rrezikun që na rrethon mund ta organizojmë me këtë përvojë të krijuar. Vendi ynë padyshim që rrezikohet nga valë të reja të infektimit, gjithçka varet nga sjellja e përgjithshme e secilit nga ne”, tha zoti Vitia.

Qeveria e Kosovës që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus, vendosi masa kufizuese për të penguar zgjerimin e koronavirusit i cili deri tani ka prekur një mijë e 83 persona, 30 prej të cilëve kanë humbur jetën ndërkaq 843 të tjerë janë shpallur të shëruar. /Voa

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Turqi, shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarresh në Turqi. Nga të dhënat paraprake mësohet se në fabrikë ndodhen mbi 100 ton fishekzjarre. Po...

“Presidenti i Serbisë mund të shkojë në hënë po të dojë”, Rama nuk ia përton Vuçiçit

Kryeministri Rama është shprehur i vendosur për zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Në deklaratën e përbashkët me kryeministrin Hoti, Rama ka injoruar...

“Turp për BE-në që mban peng Kosovën”, Rama ashpërson tonet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj BE-së, në lidhje me mos liberalizimin e vizave të Kosovës. Në konferencën e përbashkët mes tij dhe...

“Duam pagë tjetër”, punonjësit e Transportit Publik në Tiranë sërish në protestë

Duket se është ende i largët vendimi për qarkullimin me urbanë. Edhe pas thirrjeve të kreut të Bashkisë në Tiranës, Erion Veliaj, asnjë vendim...

Aktakuza ndaj Thaçit dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, ja çfarë thotë Rama (VIDEO)

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, Rama komentoi aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe...