Nga Kukësi në Korçë, Rama prezanton 12 kryesuesit e PS në qarqe (Emrat)

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike emrat e 12 kandidatëve që do të jenë në krye të listave të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Teksa e cilësoi  si “Formacionn e Kombëtares për ndeshjen e 25 Prillit”, Rama u shpreh se në krye të listave në 12 qarqet do të jenë të rinj e të reja, vajza dhe gra.

Kryesuesit në qarqe

Tirana – Najada Çomo dhe Luljeta Bozo

Durrës – Milva Ekonomi

Fieri – Erion Braçe

Elbasani – Evis Kushi

Vlora – Pranvera Resulaj

Lezha – Lindita Nikolla

Korça – Eni Zake

Berat – Hatixhe Konomi

Shkodër – Edona Bilali

Kukës – Greta Duraku

Dibër – Valdrin Krashi

Gjirokastra – Mirela Kumbaro

Sot në mesnatë skadon afati për dërgimin e listave të kandidatëve për deputetë nga partitë politike në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve, por në Partinë Socialiste ka patur surpriza.

Më herët gjatë ditës së sotme, deputeti Musa Ulqini refuzoi kandidimin pasi emri i tij ndodhej në një vend jo të sigurtë në listë.

Gjithashtu, Rama njoftoi sot largimin nga Partia Socialiste të Eglantina Gjermenit, e cila pason Vasilika Hysin, Besnik Barajn dhe Sadi Vorpsin.