Kristofor Kolombi – Kur Kolombi u nis për në Botën e Re, mori me vete farat e kanabisit. Ai e kultivoi dhe e konsumoi atë rregullisht në Amerikë.
Xhorxh Uashington – Presidenti i parë i SHBA-së, kultivonte rregullisht marijuanë në fermën e tij, dhe e promovonte atë për shkak të efekteve shëruese.
Mbretëresha e Britanisë së Madhe Viktoria – Mjeku i rekomandoi mbretëreshës përdorimin e kanabisit për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve nga cikli menstrual.
Hua Tuo –Mjeku i njohur kinez, nisi përdorimin e kanabisit që në vitin 200 Pas Krishtit. Ai e përdori marijuanën së bashku me verën, si anestezikun e parë në botë në operacionet kirurgjikale.
Aleksandër Dyma- Shkrimtari francez njihej si një përdorues i thekur. Themeloi një klub, ku anëtarët e tij takoheshin rregullisht për të konsumuar kanabis.
Zhan D’ark- Heroina e Francës, ka qenë e ndikuar nga konsumi i kanabisit kur parashikoi fitoren mbi anglezët. Fshati i saj ishte i mirënjohur për kultivimin e bimëve medicinale, dhe mendohet se ajo eksperimentonte me llojet e tyre të ndryshme të bimëve narkotike.
Mbretëresha Elizabeta I- Mbretëresha britanike gjobiste pronarët e tokave që nuk kultivonin kanabis, nëse kishin mbi 60 hektarë tokë. Ajo mbante sasi të mëdha marijuane në pallat për festat, ndërsa lavdëronte vetitë e shumta mjekësore të bimës.
Uilliam Shekspir- Dyshohet se një pjesë e frymëzimit për kryeveprat e tij, i vinte nga përdorimi i hashashit. Në llullën e tij janë gjetur gjurmët kanabisi.
Xhon F.Kenedi –Presidenti amerikan tymoste rregullisht kanabis, për të lehtësuar dhimbjen e shpinës, dhe herë pas here për kënaqësi.