E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

Nga fitoret tek tragjeditë familjare, ç’duhet të dini mbi presidentin e SHBA-së

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Jeta e Xho Bajden në politikë është shënuar që në fillim nga sukseset tek dështimet. Fitoret u pasuan nga një tragjedi personale. Bajden ka qenë për 36 vite senator, ndërsa 8 vite shërbeu në administratën e Obamës si zëvendëspresident.

E kaloi fëmijërinë e tij në Skrenton të Pensilvanisë, pikërisht shteti kyç që i dha fitoren e votave të mjaftueshme elektorale. Aty babai i tij u përpoq të gjente një punë të qëndrueshme, pas një serë problemesh në biznes.

Kur Xho ishte 10 vjeç, familja u transferua në Uillmington në shtetin e Delauerit, pasi babai i tij gjeti aty një punë si shitës makinash. Familja jetonte në një banesë të vogël. Të 3 djemtë e familjes ndanin një dhomë gjumi me xhaxhain e tyre, Eduard Finegan.

Kur ishte fëmijë, Bajden belbëzonte, dhe për këtë tallej nga shokët e klasës. Ai u përpoq të shmangte belbëzimin duke praktikuar të folurit, duke mbajtur guralecë në gojë, dhe duke memorizuar paragrafë nga librat shkollorë që t’i lexonte më pas me zë të lartë.

Kur ishte student në Universitetin e Delaurit, u pezullua për disa ditë pasi spërkati me shaka me një bombol zjarrfikëse drejtorin e konviktit.

Ai u njoh me gruan e tij të parë, Neilia Hanter në pushimet e verës në Bahamas. Në takimin e dytë mes tyre, Xho nuk kishte mjaftueshëm para për të paguar faturën në restorant. Neilia i dha fshehurazi poshtë tryezës 20 dollarë.

Kur takoi për herë të parë nënën e Neilias, ajo e pyeti se çfarë donte të bënte në jetë. Bajden i tha se kishte ndërmend të bëhej president i Shteteve të Bashkuara.

Ai u thirr në ushtri pas përfundimit të studimeve për drejtësi, por dështoi në testet fizike, pasi vuante nga astma.

Në vitin 1972, në moshën 29-vjeçare, ai mundi senatorin aktual republikan Keil Bogs, duke u bërë personi i pestë më i ri i zgjedhur ndonjëherë në Senatin e SHBA.

Bajden që më 20 nëntor mbush 78-vjeç, është presidenti më i vjetër i zgjedhur në SHBA në histori.

Vetëm disa javë pasi Bajden fitoi vendin e tij në Senat, një traktor me rimorkio goditi kamionçinën ku ndodhej bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij. Neilia dhe vajza e tyre 13-muajshe, Naomi, vdiqën para se të mbërrinin në spital.

Dy djemtë e tij të vegjël, Beau dhe Hunter, u shtruan në spital me plagë të rënda. Ai e bëri betimin si senator në dhomën e spitalit të djalit të tij Beau.

Pas aksidentit, ai vazhdoi të jetonte në shtëpinë e tij në Uillmington. Për më shumë se 30 vjet, udhëtoi me tren nga shtëpia e tij për në Uashington.

Në 1974, i tha një gazetari: “Kur bëhet fjalë për çështje të tilla si aborti, unë jam po aq liberal sa edhe gjyshja juaj. Nuk më pëlqen vendimi pro abortit. Mendoj se shkoi shumë larg. Nuk mendoj se një grua ka të drejtën e vetme të thotë se çfarë duhet të ndodhë me trupin e saj”. Por më vonë ai e ndryshoi pozicionin e tij.

Bajden u martua sërish në vitin 1977, me Xhill Xhejkëbs, një mësuese e anglishtes që u takua me Bajden në një takim të rregulluar nga i vëllai.

Lexo edhe :   Meta i ashpër: Detyra ime është 25 prilli, favorizoj rrëzimin e çdo tiranie
Lexo edhe :   Trump: Nuk luftoj për vete, por për 74 milionë amerikanët që më votuan

Ai e ka cilësuar veten si një “makineri gafash”, kur tha në mënyrë të gabuar se u qëllua me armë në Irak (më vonë sqaroi se “ishte afër vendit ku u qëllua”), kur takoi të mbijetuarit e të shtënave në shkollën Parkland në Florida kur ishte ende zëvendëspresident.

Kandidoi për herë të parë për president në vitin 1987. Ai e braktisi garën kur u zbulua se kishte kopjuar pjesë të një fjalimi të udhëheqësit të Partisë Laburiste Britanike Nill Kinok, dhe duke iu referuar në mënyrë të gabuar paraardhësve të tij si punëtorë në minierat e qymyrit.

Në shkurtin e vitit 1988, pasi për disa javë pati dhimbje koke, iu nënshtrua një operacioni për një aneurizëm të trurit. Tre muaj më vonë, kreu një operacion të dytë po për të njëjtën arsye.

Si kryetar i Komitetit Gjyqësor në senat, Bajden kryesoi konfirmimin në Gjykatën Supreme të Klarens Tomas, të cilin Anita Hill e akuzoi për ngacmime seksuale. Tomas u konfirmua nga Senati në një votim 52-48, dhe përcaktues ishte vendimi i Bajden për të mos thirrur si dëshmitare disa gra që do të mbështesnin dëshminë e Hill. Në vitin 2019, kur po përgatitej të kandidonte për president, Bajden shprehu keqardhje për Anita Hill, për atë që ajo kishte vuajtur në vitin 1991.

Në vitin 1991, Bajden, së bashku me një shumicë demokratësh në Senat, votoi kundër përdorimit të forcës për të përzënë Irakun nga Kuvajti.

Gjatë kohës që zhvilloi në një turne në Ballkan në 1993, Bajden u takua me udhëheqësin serb Slobodan Millosheviç. Bajden thotë se ia tha Millosheviçit në fytyrë se ishte një “kriminel lufte i mallkuar”, edhe pse të tjerët të pranishëm në takim kujtojnë se deklarata ishte më diplomatike.

Ai nënshkroi Aktin e Kontrollit të Krimit të Dhunshëm dhe Zbatimin e Ligjit të vitit 1994, i cili forcoi dënimet federale me burg, dhe kritikohet sot nga ligjvënësit për burgosjen në mënyrë proporcionale të njerëzve me ngjyrë.

Ai votoi pro Luftës në Irak në vitin 2002, dhe ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë kur Presidenti i atëhershëm Xhorxh W Bush nënshkroi rezolutën që autorizonte përdorimin e forcës kundër Irakut. Që atëherë, Bajden e quajti votimin si një “gabim”.

Ai e tërboi presidentin e atëhershëm Obama, kur deklaroi publikisht mbështetjen e tij për martesat midis homoseksualëve gjatë kulmit të fushatës për rizgjedhjen e Obamës në vitin 2012.

Ai mendoi të garonte për president në vitin 2016, por Obama e bindi që të mos e bënte këtë, duke besuar se Hilari Klinton kishte një shans më të mirë për të mposhtur kandidatin republikan Trump.

Bajden dhe gruaja e tij, Xhill, fituan më shumë se 15 milion dollarë së bashku në vitet 2017- 2018. Ai dikur sfidoi një gazetar në një ndeshje mundjeje.

Burimi i lajmit: https://www.politico.com/news/magazine/2020/03/05/biden-2020-president-facts-what-you-should-know-campaign-121422

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Veton Surroit i rikthehet titulli “Qytetar Nderi”

I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pasi prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës. Publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton...

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...