E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

Nga e mërkura me masa të reja në Kosovë, ja si ndryshon orari i lëvizjes

Sikundër Shqipëria, edhe Kosova pritet të ashpërsojë masat teksa jemi në prag të festave. Pritet që kryeministri Hoti të prezantojë masat e reja, në një konferencë shtypi. Në njoftimin e radhës, ai njofton qytetarët se masat e reja pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor.

Indeksonline ka siguruar disa nga masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër. Orari i lëvizajes do të shtyhet dhe do të vlejë në të gjitha komunat. Nga ora 05:00 deri në orën 20:00 do të lejohet orari i lëvizjes dhe puna e bizneseve. Operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00-20:00, qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbimin delivery.

Statusi

Komuniteti i biznesit kërkon që Kuvendi të mos shpërndahet para miratimit të buxhetit 2021

Sot zhvillova një takim virtual me komunitetin e biznesit në vend, të cilët i informova në hollësi me masat e reja anti Covid-19, që pritet të miratohen nga Qeveria dhe të hyjnë në fuqi nga data 23 dhjetor 2020.

Komuniteti i biznesit ofroi mbështetje për masat e reja anti Covid-19 dhe insistoi që Kuvendi të mos shpërndahet pa e miratuar buxhetin 2021. I sigurova ata se jam në komunikim të vazhdueshëm me grupet parlamentare dhe se po angazhohem maksimalisht që përbërja aktuale e Kuvendit të miratoj buxhetin për vitin e ardhshëm, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare që lidhen me buxhetin.

U pajtuam se buxheti është parakusht për krijim e pakos së re dhe zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht mbështetje ndaj bizneseve të prekura nga pandemia Covid -19.

Lexo edhe :   Biden shpalos sot planin kundër koronavirusit
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...