E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

Nga dollari tek euro: Si i morën emrat e tyre 6 monedhat kryesore të botës

Kur mendoni vërtet mbi to, paratë janë shumë të çuditshme. Kjo është ndoshta arsyeja pse nuk e bëjmë zakonisht këtë gjë. Gjëja e fundit që i duhet ekonomisë globale, është që ne ta kuptojmë që të gjithë, se një copë letër apo një monedhë metalike nuk ka shumë vlerë, dhe se gjithçka është më shumë një mashtrim kolektiv. Gjithsesi, shumë nga ju mund të mos e dinë, sesi e kanë marrë emrat e tyre disa nga monedhat kryesore sot në botë.

  1. Shtetet Bashkaura të Amerikës: Dollari

Gjithçka fillon në vitet 1500, kur një aristokrat bohem, kontin Hieronimus Shlik, që filloi të prodhojë monedha argjendi të quajtura “Joachimstalers”. Ky ishte emri i luginës ku gjendej miniera e argjendit që përdorej për monedhat, dhe prapashtesa “-er” tregonte origjinën e tyre në gjuhën gjermanike (ashtu si një berliner, është një person nga Berlini).

E shkurtuar në gjermanisht në taler, ky term kaloi në gjuhë të ndryshme të tjera:suedisht daler, norvegjisht dalar, dhe holandisht daalder. Kur u përdor për monedha të tjera, si leuvendalderi holandez (dollari i luanit) që siç mund ta imagjinoni, përshkruante një luan. Kjo e fundit mbërriti në SHBA, përmes kolonive në Amsterdamin e Ri (Nju Jorku sot).

Monedhat spanjolle kishin të njëjtën madhësi dhe peshë si “dollarët e luanit”, kjo është arsyeja pse u njohën si dollari spanjoll, dhe u shpërndanë gjerësisht në kolonitë spanjolle. Prandaj, kur erdhi koha për të zgjedhur një monedhë, dollarët ishin tashmë të njohur në të gjithë kontinentin amerikan, dhe ajo vetëm sa u zyrtarizua.

  1. Mbretëria e Bashkuar: Paund-stërlina

Britanikëve u pëlqen të mburren se paundi është monedha më e vjetër në botë, që daton më shumë se 1000 vjet në britaninë anglo-saksone. Etimologjia e termit “paund sterlina”, nuk dihet me saktësi. Por origjina më e mundshme për “sterling”, mund të jetë tek fjala e vjetër angleze ‘steorra’ që do të thoshte “yll”.

Normanët britanike shtuan i prapashtesën zvogëluese “ling”, për të krijuar një fjalë që do të thotë “yll i vogël”, term që u përdor si zhargon për një qindarkë të vogël argjendi. Kur u emetua në Mbretërinë Saksone të Britanisë, 240 “sterlina” prodhoheshin nga 1 kg argjend. Prandaj pagesat pra u matën në “paund-sterlina”, duke i dhënë emrin emrit aktual.

  1. Bashkimi Evropian: Euro

Euro rrjedh nga fjala “Evropë”, dhe zëvendësoi ECU (Njësia Evropiane e Valutave) në vitin 1999. Por nga lindi emri Evropë? Ajo mund të gjurmohet tek një personazh nga mitologjia greke, Europa, që është me origjinë të panjohur, edhe pse etimologët e njohur kanë provuar ta gjurmojnë atë te fjala “euros”, që do të thotë “fytyrë e gjerë”, ose një fjalë nga gjuha semite që do të thotë “Rajoni i Perëndimit të Diellit”.

Lexo edhe :   Ndryshimi i emrit dhe logos, zyrtari i Interit komunikon qëndrimin e klubit

Pra është përfundimisht paqartë, se si emri iu bashkua kontinentit, por grekët iu referuan zonës ku jetonin si Evropë që nga viti 522 Para Erës Sonë. Me kalimin e kohës, kufijtë gjeografikë të termit u zgjeruan, derisa arritën të përfshijnë gjithë kontinentin.

  1. Japoni: Jeni
Lexo edhe :   Ndryshimi i emrit dhe logos, zyrtari i Interit komunikon qëndrimin e klubit

I paraqitur për të herë të parë në vitin 1871, emri Yen vjen nga fjala japoneze え ん, që do të thotë “e rrumbullakët”. Ai lidhet në aspektin gjuhësor dhe me juanin kinez. Para atij momenti rajoni, sidomos Kina, shpërndante kryesisht monedha argjendi. Dhe kur dollarë spanjollët dhe ata meksikanë arritën në zonë, ato njiheshin si “rrathë argjendi” për shkak të formës së tyre, përfshirë në Japoni.

Vizitorët që flisnin anglisht në Japoni, ee transkriptuan fjalën “en” si “jen”, dhe përgjegjës për këtë ishte Xhejms Hepbërn, një misionar amerikan që prodhoi fjalorin e parë cilësor japonisht-anglisht. Qeveria e dinastisë japoneze Meiji, e zgjodhi këtë emër për monedhën e saj të re.

  1. Zvicra: Franga zvicerane

Monedha e ka marrë emrin nga Franca, ku franga ishte monedha zyrtare midis viteve 1795- 1999. Në vitin 1850 franga zvicerane u prezantua në Zvicër, duke marrë emrin e saj nga origjinali (ndoshta si rezultat i popullaritetit ekzistues të kësaj valute në rajon). Frangat e para, ishin monedha ari franceze të prodhuara në vitin 1360, në përkujtim të lirimit nga qeveria angleze të mbretit francez Zhani II.

  1. Indi: Rupi

Rupi përdoret si monedhë në shumë vende, si në nën-kontinentin Indian ashtu edhe në Oqeanin Indian. Emri i saj rrjedh nga një fjalë sanskrite, rūpya, që do të thotë “e stampuar”. Kjo monedhë ka qarkulluar që nga vitet 1500, kur monedhat e argjendit quheshin rupi, monedhat prej ari mohurs, dhe ato prej bakri quheshin diga.

Burimi i lajmit: https://www.mentalfloss.com/article/84175/how-6-worlds-major-currencies-got-their-names

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i quajti memexhinj aleatët e demokratëve. Basha thotë se...

Ndodhej në arrest shtëpie, arratiset këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet nën masën “arrest shtëpie” është arratisur nga banesa në të cilën qendronte. Mësohet se një patrullë e policisë së...

Nuk i lejohet kandidimi, Kurti: S’jam në dijeni, kryesoj listën e Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është ka reaguar në lidhje lidhur me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ-së për...

Fundosja e “Wilhelm Gustloff”, tragjedia më e madhe detare e të gjitha kohërave

Titaniku, është tragjedia detare më e përmendur, por nuk është tragjedia më e madhe në histori. 33 vite më vonë, do të mbytej në...

Alarm për bombë në Gjykatën e Lartë të SHBA, godina ndodhet shumë pranë Capitol

Teksa pritet inaugurimi i Joe Biden si President i 46-të i SHBA-ve, një befasi ka ndodhur shumë afër Capitol, pikërisht në Gjykatën e Lartë. Stafi...