E hënë, 26 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Nga Butani tek Armenia: Kush janë 5 vendet më të çuditshme në botë

Më të lexuarat

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Video/ Çmendet futbollisti, godet me lëvizje kung-fu lojtarin kundërshtar

Ndeshja e Ligës së Parë mes Montpelje dhe Reims përfundoi me rezultatin e thellë 0-4 për miqtë. Rezultati mbeti në hije për shkak të asaj...

Manastirliu i përgjigjet akuzave të PD, ja kur do të hapet spitali Covid 3

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me stafin mjekësor në Spitalin Infektiv. Ministrja është shprehur se situata në të...

Këto janë 4 simptomat e Covid-19, që mund t’ju çojnë në spital

Ndërsa mund të mos ketë nga ato që quhen “simptoma të një Covid-i të mirë”, disa janë padyshim më të këqija se të tjerat....

Përplasja me Macron, Erdogan thirrje turqve: Mos blini mallra franceze

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan u ka bërë thirrje turqve që të mos blejnë mallrat franceze. Gjatë një fjalimi në televizion, ai u bëri thirrje...

Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do garojë në zgjedhje

Deputetja Rudina Hajdari, do të garojë me një parti të re në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në ‘News 24’, Hajdari tha se partia e...

Vdes njeriu më i pasur në Korenë e Jugut, lideri i Samsung

Lideri i kompanisë Samsung, Lee Kun-Hee ka humbur jetën në moshën 78 vjeçare. Ai është personi që ka transformuar biznesin e vogël të themeluar nga...

Video bëhet virale/Kamerat kapin momentin kur Melania i shtyn dorën Presidentit

Tashmë publiku duket se është mësuar me momentet e sikletshme ndërmjet Donald Trump dhe Melania Trump. Të shumta kanë qenë rastet kur Zonja e Parë...

Prangosen dy persona në Rinas, tentuan të korruptonin punonjësin e Rinasit

Dy shqiptarë janë nisur drejt Rinasit dhe kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit, por nuk ia ka dalë mbanë. Një prej tyre i ka dhënë...

Çdo vend ka gjërat e tij të çuditshme. Dhe ndërsa nuk ka ndonjë parametër për të matur çuditshmërinë e një vendi, është e sigurt se 5 vendet e renditura më poshtë janë ndër më të çuditshmit në botë.

  1. Butani

“Ne nuk besojmë tek Prodhimi i Brendshëm Bruto. Më e rëndësishme është Lumturia Kombëtare Bruto”. Kështu deklaroi në vitin 1979, mbreti asokohe ende adoleshent i Butanit. Që atëherë, Lumturia Kombëtare Bruto është bërë një filozofi e këtij vendi.

Ajo është e sanksionuar në kushtetutën e vendit, dhe qytetarët në këtë vend kanë shumë arsye për të qenë të lumtur. Shtatëdhjetë për qind e mbretërisë është pyll, ndërsa midis tij gjenden male gjigantë, manastire dhe fshatra antikë.

Butani ka prirje për të veçantën. Simbolet e stërmëdha dekorojnë tempujt, shtëpitë dhe godinat qeveritare, ku speci djegës konsiderohen si një vakt i plotë ushqimor, dhe ndërsa orizi shërbehet i kuq. Të gjithë turistët duhet të paguajnë 250 dollarë për person në ditë. Kjo shifër mund të duket e lartë, por përfshin akomodimin, transportin, një guidë, ushqimin dhe tarifat e qasjes nëpër tempuj.

  1. Kazakistani

Borati, personazhi i luajtur nga aktori Saha Baron Kohen, e “vendosi” Kazakistanin në hartë në vitin 2006, dhe bëri që shumë njerëz të habiteshin me vendin e çuditshëm në Azinë Qendrore. Ndërsa personazhi komik nuk përfaqëson saktësisht një banor kazak, nuk mund

të mohohet që ky vend ka shumë çudira.

Kështu, pija kombëtare bëhet me qumështin e thartë të kalit, dhe një nga pjatat më të njohura të Kazakistanit, Kazi, është një suxhuk me mish kali të tymosur. Ndërsa në sporti më  popullor në vend, “Buzkashi”, që do të thotë fjalë për fjalë “kapja e dhisë së ngordhur”, disa lojtarë të hipin mbi kuaj për të kontrolluar “topin”, që siç sugjeron edhe emri, është trupi pa kokë i një dhie. Dhe pas një loje, të gjithë lojtarët festojnë. Kazakistani është vendi i nëntë më i madh në tokë nga sipërfaqja, dhe popullsia përbëhet nga mbi 130 kombësi.

  1. Koreja e Veriut

Mënyra e vetme që turistët perëndimorë hyjnë në këtë vend është përmes Kinës. Dhe pasi të hyjnë brenda, duhet të mos shkelin në asnjë mënyrë rregullat e qeverisë komuniste. Këtu do të shoqëroheni kudo nga 2 guida të punësuar nga shteti, dhe do të dëgjoni një version disi të dyshimtë të historisë së Koresë së Veriut. Ndërkohë, ngado që shkoni do të jeni të survejuar nga shërbimi sekret i vendit komunist. Vizat për në Korenë e Veriut, lëshohen vetëm në Pekin.

  1. Bjellorusia

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, një grup vendesh të Evropës Lindore u joshën  t’i bashkohen BE-ë. Por Bjellorusia, e vendosur midis Rusisë dhe Polonisë, zgjodhi izolimin dhe veçimin, duke i kthyer shpinën Evropës së bashkuar.

Kryeqyteti i saj, Minsk, është djegur 18 herë gjatë historisë. Nëpër sheshe ndodhen ende përmendoret e epokës sovjetike. Prej 26 vitesh vendi drejtohet nga autokrati Aleksandër Llukashenko, ndërsa muajt e fundit pushteti i tij po sfidohet nga mbështetësit e opozitës.

  1. Armenia

Armenia, është një vendi ku shahu është një lëndë e detyrueshme në shkollë. Ai është pjesë e kurrikulës së shkollës fillore, dhe vlerësohet po aq sa matematika dhe historia. Plot histori dhe kulturë, ky vend pa dalje në det kufizohet në veri nga Gjeorgjia, dhe në jug nga Irani dhe Turqia.

Kryeqyteti i tij, Jerevani, njihet gjithashtu si “qyteti rozë” për shkak se ndërtesat e tij antike janë ndërtuar me gurët e nxjerrë nga një shkëmb i kuq vullkanik. Shumë armenë janë ende të bindur se Arka e famshme e Noes, është e ngulitur në majën e malit Ararat.

Përktheu: Tirana Today

Burimi: https://www.1cover.com.au/secret-traveller/weirdest-countries

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krijimi i partive të reja, Patozi: ‘Thërrmimi’ i PD mund të dali për mirë

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, thotë se fragmentarizimi i PD mund t’i sjelli dobi Shqipërisë. Sipas tij, edhe nëse PD “thërrmohet fare, ndoshta nuk...

Ministri i LSI-së firmosi për inceneratorët, flet Monika Kryemadhi

Inceneratorët janë kthyer në debatin kryesor mes partive politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se LSI...

Nënkryetari i Vetëvendosjes: Shumë shpejt, Vjosa Osmani presidente e Kosovës

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, komentoi se si do jetë Kosova pas Hashim Thaçit, për të cilin flitet se do i konfirmohet aktakuza...

Topalli me parti të re? Nishani: Do doja të jepte kontribut në PD

Partia Demokratike ka marrë jo pak goditje nga brenda gjatë viteve të fundit, ku shumë figura të rëndësishme janë larguar, duke krijuar edhe fraksione...

Vetëvritet e reja në Tiranë, procedohen 4 persona

Një 33-vjeçare është vetëvrarë me armë zjarri në zonën e Shkozës në Tiranës. E reja e identifikuar si Marsilda Hysa ka qenë në gjendje të...