Nga data 1 janar, Kosova do të heqë kontrollin kufitar me Shqipërinë. Nuk do të këtë me dy kontrolle, apo me shumë. Kjo ka qenë deklarata e dhënë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa ka qënë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”.
“E panevojshme. Kosova do t’i heqë ato pengesa. Edhe ato kabinat e vogla, çdo gjë. Nga janari nuk do jenë më”, u përgjigj kryeministri.
Ankesave të moderatorit por edhe të qytetarëve që kalojnë kufirin, për kontrollet në të dyja anët e kufirit, Haradinaj iu përgjigj se nga 1 janari, nga Kosova do të hiqen të gjitha kontrollet.
Mbrëmjen e djeshme, Haradinaj ka folur për jetën e tij duke nisur nga puna në emigrim, deri tek martesa dhe karriera politike.