E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Neymar “fluturon” në Torino për… Cristiano Ronaldon

Neymar, ishte në Torino të enjten, por për të ulur entuziazmin e kotë të tifozëve të Juventusit ka menduar “Tuttosport”, që zbulon edhe arsyen e udhëtimit.

Për disa orë, tifozët bardhezinj ngritën hipoteza të shumta, duke iu hyrë edhe disa rregullave elementare të “fair play financiar”, nëse ky i fundit lejonte një duet ëndrrash te Juventusi, të përbërë nga kampioni brazilian dhe Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, e vërteta është ndryshe dhe paksa zhgënjyese për ultrasit bardhezinj: Neymar ka qenë në Torino për Cristiano Ronaldon, por jo për Juven.

Arsyeja e udhëtimit të Neymar kishte të bënte me xhirimin e një spoti reklamues, së bashku me CR7. Të dy morën pjesë në regjistrimin e një reklame të një kompanie telefonike portugeze. Kaq ishte misteri…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...