E përditshmja prestigjoze amerikane ka goditur fort kandidatin e fituesve të zgjedhjeve për kryeministër, Giusepe Conte.
New York Times përgënjeshtron CV-në zyrtare të “profesorit”, duke shkruar se në arkivën e Universitetit të Nju Jorkut nuk ekziston asnjë amëz me emrin e Contes.
Por Lëvizja 5 Yjet e mbrojti menjëherë: “nuk ka bërë asnjë master në SHBA, asnjëherë”.
Në fakt e përditshmja amerikane ka analizuar thjesht curriculum-in e profesorit.
Jason Horowitz, korresponenti i NYT për Italianë ka bërë kërkimet e tij dhe në fund ka arritur përfundimin se: “Giuseppe Conte, potenzcalisht lideri i ardhshëm italian, ka shkruar se ‘perfeksionoi’ studimet e tij në New York University, por, kur pyetëm na u përgjigj: ‘një person me këtë emër nuk figuron në listën e studentëve në arkivat tona’”, theksohet në një twitt të gazetarit, i cili postin artikullin e tij të gjatë në NYT.
Por një agjenci italiane ka shkruar më pas se Conte ka kryer disa kurse verore në biblotekën e universitetit. Në CV-në zyrtare. Giusepe Conte shkruan se ka kaluar dy muaj në Universitetin e Nju Jorkut.
Megjithatë, përtej polemikave, ende presidenti i Italisë nuk i ka dhënë dekretin për emërimin e kryeministrit të ri.
Ai zhvilloi konsultime me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit ndërkohë që pritet të takojë edhe opozitën.
Kjo situatë ka shkaktuar polemika e gallata në rrjet, pasi shumë vetë e krahasojnë me rastin e Renzo Bosit që mori diplomën e Kristalit në Tiranë. Opozita kërkoi menjëherë sqarime, kurse 5 Yjet sulmojnë SHBA: “duan të na diskretitojnë!”.