E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Netanyahu drejt rrëzimit nga pushteti! Rivalët, marrëveshje për koalicion

Rivalët politikë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, njoftuan se kanë arritur marrëveshje për të formuar një koalicion qeverisës, duke mundësuar largimin nga pushteti të z. Netanyahu.

Njoftimi nga udhëheqësi opozitar Yair Lapid dhe partneri i tij kryesor në koalicion, Naftali Bennett, u bë pak sekonda para mesnatës, kur skadonte afati për marrëveshje dhe vendi do të kalonte zyrtarisht në sezon zgjedhjesh për të pestën herë në dy vjet.

Në një deklaratë në Twitter, z. Lapid tha se e kishte informuar presidentin e vendit për marrëveshjen. “Kjo qeveri do të punojë për të gjithë qytetarët e Izraelit, ata që votuan për të dhe ata që nuk votuan për të. Do të bëjmë ç’është e mundur për të bashkuar shoqërinë izraelite,” tha ai.

Në bazë të marrëveshjes, Lapid dhe Bennett do të ndajnë detyrën e kryeministrit me rotacion. Z. Bennett do të shërbejë si kryeministër gjatë dy viteve të para, ndërsa z. Lapid në dy vitet e fundit të mandatit. Marrëveshja historike përfshin edhe një parti të vogël islamiste, Listën e Bashkuar Arabe, gjë që shënon të parën herë që një parti arabe përfshihet në një koalicion qeverisës në Izrael.

Marrëveshja duhet të miratohet nga Knesseti, parlamenti izraelit, në një votim që pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Nëse miratohet, zoti Lapid dhe partnerët e tij në koalicion do t’i japin fund qeverisjes 12 vjeçare të zotit Netanyahu.

Z. Netanyahu, në përpjekje të ethshme për të mbajtur pushtetin ndërkohë që ndeshet edhe me akuza për korrupsion, pritet të përdorë taktika të forta për të mos lejuar koalicionin të vijë në pushtet. Nëse nuk ia arrin, ai do të jetë pjesë e opozitës izraelite. /Burimi i lajmit: VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...