Sot pasdite (e hënë dt.13) dhe nesër (e martë dt.14) priten reshje në të gjithë territorin. Në shumicën e qarqeve, reshjet do të jenë mesatare. Në qarkun Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të jenë intensive.
Në të gjitha qarqet reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate.
TEMPERATURAT
Nesër (e martë dt.14), temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 19 °C
në vendet e ulëta: 9 / 20 °C
në vendet malore: 6 / 14 °C