E martë, 9 Mars, 2021
8 C
Tirana

Nesër merrni masat, reshje shiu dhe shtrëngata në të gjithë vendin

Sot pasdite (e diel dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23), priten reshje intensive në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit. Ndërsa në katër qarqe, priten reshje mesatare por lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u ulur ditën e nesërme.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
————————————————————–
Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë fundit të ditës së sotme (e diel, dt.22) priten reshje intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Lumenjtë dhe përrenjtë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale, ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Ditën e nesërme (e hënë, dt.23) prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta, por me tendencë ulje pas mesditës.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 / 14 °C
në vendet e ulëta: 10 / 13 °C
në vendet malore: 3 / 8 °C

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbardhet lista e plotë e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste e cila zgjati për disa orë pasditen e sotme. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Ball ka...

Zbardhet debati në Kryesinë e PS mes kryeministrit Edi Rama dhe Ditmir Bushatit

Zbardhet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Kryesinë...

Dalin emrat e parë nga PS/ Rama në Durrës e Vlorë, Majko i 19-ti në Tiranë

Dalin emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Partisë Socialiste. Mësohet se kryeministri Edi Rama do të kandidojë...

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Platforma sociale, “Facebook” ka bërë një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financojnë...

Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë...