E diel, 29 Nëntor, 2020
5 C
Tirana

Nesër duhet të jetë ndryshe

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

”Autorët i zunë pritë”/ Zbardhen detaje të reja nga atentati në Shkodër

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Mësohet se autorët kanë qenë dy persona, të...

Nga Lutfi Dervishi

Një ditë para ardhjes së Vitit të Ri, një ditë pas tërmetit dhe (sidomos) gjatë pandemisë një fjali – premtim është në gojën e kujtdo: “ E nesërmja do të jetë ndryshe!

U desh një “armik i padukshëm” që ky zotim të qëndrojë në mendjen e gjithkujt më gjatë se në kohën e ndërrimit të moteve apo ngjarjeve të mëdha e të paparashikueshme si tërmetet.

Ndryshe nga momentet e tjera të reflektimit sot ka më shumë pyetje të detajuara për të nesërmen që do të jetë ndryshe: pyetjet nisin që tek sjellja sociale e deri te nevojat bazike, puna, familja, shkolla, banesa. çfarë duhet të ndryshojë? Sa duhet të ndryshojë?

Për disa pyetjet përgjigjet janë të qarta që sot, të tjerat si çdo gjë i qartëson koha.
është më mirë të jetojmë në qytet (kryeqytet) apo në zonat më pak të populluara?

Sot kjo duket pyetje retorike: më mirë larg “turmës”. Jo vetëm njerëzit, por edhe godinat kanë nevojë për distancim social

Si do të punojmë nesër? Puna nga shtëpia, puna në distancë aty ku është e mundur do të duhet të vijojë – një ditë punë nga shtëpia, ndoshta na përgatit më mirë që sot për të ardhmen dhe ekonominë digjitale.

Për të ardhmen digjitale duhet nisur nga shkolla. Edhe nesër një ditë në javë mësim nga shtëpia nuk shkakton asnjë dëm? Jo si kujtim për javët/muajt e pandemisë, por si mundësi për të reflektuar më shumë, për të lëvizur më pak dhe për të përqafuar më shpejt të nesërmen. Pandemia ka nxjerr në pah debatet për cilësinë e mësimit në distancë (on line). Prej më shumë se një dekade ekzistojnë modele mjaft të mira të mësimit on line (psh Khan Academy është e pranishme që prej 2008) Nuk duhet të shpikim rrotën, por mund të merret ky model apo modele të tjera të suksesshme për t’i përshtatur për kushtet tona.

Revolucioni digjital na ka gjetur të pa përgatitur. (Flasim shpesh për revolucion, por duam që asgjë të mos ndryshojë). Jo çdo gjë, nesër do të bëhet online, por është e sigurt që gjithnjë e më shumë do të jemi të varur nga bota on line dhe duhet të lutemi dhe të përgatitemi edhe për ditën kur virusi do të kërkojë të ndalojë jetën on – line.

Lexo edhe :   Greqia shtyn masat ndaj pandemisë, të izoluar deri në 7 dhjetor
Lexo edhe :   Emri/ Ish-kryebashkiaku demokrat humb betejën me COVID-19

Ndoshta do të duhet të nisim ndryshimin nga gjërat që sot na mungojnë më shumë.

A duhet të kemi kaq shumë bare-kafe dhe a do të duhet të kalojmë kaq shumë kohë në to? A do të duhet të lëvizim me makinë sa kemi lëvizur deri dje apo nesër duhet të lëvizim më shumë këmbët dhe biçikletat?

Kjo fundjavë në Tiranë është edhe ilustrimi më i mirë i nevojës ulëritëse për ndryshim. A duhet që të ndalohet qarkullimi i makinave, mbyllja e dyqaneve dhe shërbimeve për të paktën një ditë në fundjavë dhe qyteti të respektojë njerëzit dhe jo makinat?

Atë që i bëjnë çdo ditë mushkërive 180 mijë makina me naftë që qarkullojnë në Tiranë nuk ja bën dot koronavirusi! Me ajrin e pastër si këtë fundjavë askush nuk ka nevojë të marrë malin e Dajtit për të befasuar mushkëritë me oksigjen. Ne do të duhet të respektojmë një distancë (të shëndetshme me njëri -tjetrin) pyetja është a duhet që edhe ndërtimet reja – të kenë distancë më të shëndetshme mes tyre apo dashurinë për betonin nuk ka koronavirus që e lëkund?!

40 ditët që kaluam ishin periudhë testi, sprove, reflektimi. Nuk bëhet më fjalë për një tërmet që ka bllokuar jetën e disa qyteteve apo një vendi, por për një pandemi që ka bërë që bota të mbajë frymën pezull.

Në muajin mars debati ishte për jetën dhe vdekjen. Nga nesër debati ka nisur zhvendosjen për ekonominë dhe vdekjen. Vdekjen nuk e ndryshojmë dot. Por për ta mbajtur atë sa më larg jetës dhe ekonomisë do të duhet të ndryshojë “jeta” dhe “ekonomia”.

Nesër duhet dhe do të jetë ndryshe- përndryshe një virus i padukshëm do të na vizitojë dhe ne do ta luftojmë si sot me të njëjtën “monedhë”: duke u bërë edhe ne të padukshëm, duke u mbyllur nëpër shtëpi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...