“Nëse kanë kurajon për t’i hyrë kësaj sprove”, Rama nxjerr videon

Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata djem dhe vajza që kanë dërguar videot e tyre dhe kanë shprehur interesin, për t’iu bashkuar skuadrës së PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama fton të gjithë ata të rinj që kanë kurajon për t’i hyrë kësaj sprove, dhe të aplikojnë përmes platformës online. Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi në një konferencë, platformën online “Deputeti që duam”.

Rama u shpreh se janë të mirëpritur në PS të gjithë të rinjtë dhe të rejat, në moshë e në ide, që shprehin interes për të bërë diçka më mirë për vendin e për qytetarët.

Statusi

MIRËMËNGJES

dhe me falenderimin për të gjitha vajzat e djemtë, që kanë dërguar videot e tyre për të shprehur interesin që të jenë pjesë e skuadrës #PS2021si edhe duke i ftuar e mirëpritur ata e ato, të cilët kanë pasionin e kurajon për t’i hyrë kësaj sprove, që të hynë pa ngurrim në platformën tonë online https://deputetiqeduam.ps.al, ju uroj një fundjavë të bukur