Kryesore

“Nëse jam gjallë pas 10 vitesh…”, Bill Clinton tregon dëshirën e tij në mes të Prishtinës

               Publikuar në : 12:32 - 12/06/19 S.N

Ish-presidenti i SHBA-ve ka mbajtur sot një fjalim në sheshin e Prishtinës, në kuadër të 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, e cila i dha fund gjenocidit serb.

Gjatë fjalës së tij, Clinton u tha shqiptarëve që të falënderojnë Zotin për këto ditë paqeje, ndërsa kërkoi që të mendojnë më shumë për të ardhmen e këtij shteti.

Duke folur para mijëra qytetarëve, miku i madh i shqiptarëve tregoi edhe dëshirën e tij, teksa tha se pas 10 vitesh do të donte që, nëse do ishte gjallë, të shikonte se si kosovarët brohorasin mes tyre për sukseset e njëpasnjëshme.

Më tej, Clinton tha se është pro emigrimit dhe mundësive të barabarta mes të rinjve, ndërsa bëri thirrje që të “lëshojnë armët dhe të ulen e të diskutojnë me argumente me njëri-tjetrin”.

“Falënderoni Zotin që sot mundeni të merrni pjesë në zgjedhje me njëri-tjetrin dhe jo të bombardoni njëri-tjetrin. Falënderoni Zotin për paqen e sotme.

10 vite nga sot, nëse jam ende gjallë, dua të shoh kosovarë duke brohoritur për sukseset. Gjithçka ka të bëjë me të ardhmen, dua të bëj një falënderim të veçantë për misionet diplomatike dhe ushtarake.

Në 11 vite që kam qenë jashtë Shtëpisë së Bardhë, dikush me afrohet në rrugë në New York ose në ndonjë vend tjetër. Por në ndonjë rast, në ndonjë restorant duke ngrënë me miq. Një kamarier nga Kosova u ul në gjunjë dhe më falënderoi. Më pëlqen shumë Kosova, jam pro migrimit, por unë dua që qytetarët të qëndrojnë këtu, të ndërtojnë punë, biznese, për të zhvilluar të ardhmen e Kosovës.

Ku dëshironi që të arrijë vendi juaj pas 10 vitesh? Lëshoni armët në tokë, dorëzojini ato dhe të argumentoni me njëri-tjetrin për dallimet tuaja haptazi dhe mendoni për të ardhmen.

E lus Zotin t’ju inspirojë që të mendoni çfarë mund të arrini më tepër për të ardhmen e Kosovës», tha ndër të tjera ish-presidenti i SHBA-ve./ Tirana Today

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT