E hënë, 3 Gusht, 2020
21 C
Tirana

Nëse do isha Lulzim Basha, nga do e nisja për ta “mundur” Edi Ramën

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Nga Alfred Peza

Nëse do të isha në vendin e Lulzim Bashës, e vetmja rrugë që do ndiqja në kushtet aktuale politike për ta sfiduar realisht Edi Ramën, do të ishte përmes ndryshimit të sistemit elektoral. Me këtë të vetmen kauzë dhe të vetmin kusht përballë mazhorancës aktuale, do të përbashkoja rreth vetes me një program frymëzues për qeverisjen e ardhshme të gjitha partitë e tjera, zërat, idetë, individët, grupimet dhe sensibilitetet opozitare e antiqeveritare, në çdo fshat e qytet të Shqipërisë dhe jashtë saj.

Pavarësisht se nuk është sistemi në vetvete, ai që të jep fitoren apo humbjen në një palë zgjedhje por shumë faktorë e rrethana së bashku, do e vendosja pikërisht mbi këtë pikë “levën time të Arkimedit”, për ta nisur prej aty punën, për ta zhvendosur përgjithmonë “botën tone”. Kjo, për shumë arsye dhe rrethana specifike që lidhen jo vetëm me debatin rreth kësaj çështje në Shqipëri, por edhe me sensibilitetin e shtuar, për shkak të mënyrës sesi kanë rrjedhur për PD dhe Lulzim Bashën, zhvillimet politike pas 2017 e deri më sot.

Së pari, ndryshimi i sistemit do të ishte një hap i parë i madh, një hedhje me vendosmëri dhe elegancë e dorashkës, që do ti tregonte të gjithëve brenda PD e jashtë saj, një lidership të munguar sfidues. Mesazhi do të ishte kuptimplotë: Lulzim Basha nuk është një kryetar opozite të cilit ja falën partinë, që ashtu si në çdo “mall babe” gjithkush del i fituar sa herë që hyn në pazar me të, për aq kohë sa SHQUP nuk është një shtëpi që ai “e ka ndërtuar vetë”.

Së dyti, me ndryshimin e sistemit elektoral, Lulzim Basha do ti tregonte të gjithëve se nuk është një kryetar që kërkon ta mbajë nën kontroll partinë, përmes listave të kandidatëve për deputetë të hartuara prej atij vetë. Por, se ai është një lider i hapur, që nuk i trembet kërkujt dhe asgjëje ndër rivalët potencialë. Ndaj fton në ekipin e tij të ri më të mirët, për ti vendosur në garë të barabartë përmes listave të hapura, ku vetëm qytetarët shqiptarë do t’ia përcaktojnë secilit vlerën reale politike, përmes “bursës” së pagabueshme të votës së tyre.

Së treti, përmes këtij hapi Lulzim Basha do të mbante një premtim të përsëritur publik përgjatë gjithë vitit 2019, kur pasi deklaroi se dëgjoi “zërin e sovranit”, ftoi popullin opozitar në “revolucionin” e 30 qershorit. Duke ndryshuar sistemin zgjedhor nga listat e mbyllura në çdo qark, në ato të hapura në të gjithë Shqipërinë, kryetari i opozitës do ti jepte sovranit të drejtën që ti zgjidhte direkt deputetët e tij të ardhshëm. Kjo do ti jepte jo vetëm kuptim e sharm “revolucionit” të shkuar, por edhe vlerë e peshë më të madhe në vendimmarrjen direkte politike, çdo qytetari të kësaj republike.

Lexo edhe :   Ndryshimi kushtetues, opozita bie nga shiu në breshër
Lexo edhe :   Ndryshimi kushtetues, opozita bie nga shiu në breshër

Së katërti, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor, Lulzim Basha do të mbante një premtim publik të bërë përpara të gjitha partive të tij më të vogla aleate, të cilat thonë se e shohin pikërisht tek sistemi aktual të keqen e polarizimit të tejskajshëm politik të vendit dhe uzurpimin e gjithës hapësirës demokratike, për përfaqësimin e sa më shumë sensibiliteteve në Parlamentin e ardhshëm dhe të minorancave të papërfaqësuara siç duhet politikisht.

Së pesti, me anë të këtij hapi, Lulzim Basha do i jepte mundësinë të gjitha partive të aleancës së “Opozitës së Bashkuar” që të futeshin në garë për ta peshuar veten, në “kandarin e farmacisë” së gjykimit elektoral të shqiptarëve. Për rrjedhojë, duke garuar secili me listën e vet të kandidatëve për deputetë, do u jepej mundësia disa përfaqësuesve të tjerë të PD për të qenë nesër në sallën e Parlamentit, sepse mandatet e tyre nuk do u faleshin si deri më sot, kryetarëve të “partive- individë”.

Së gjashti, ndryshimi i sistemit zgjedhor nga ana e Lulzim Bashës, do të ishte akti i tij i parë i “atëvrasjes politike”. Zhbërja e një marrëveshje të bërë në vitin 2008 mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, do të shënjonte aktin e parë të distancimit real të Lulzim Bashës, nga trashëgimia e paraardhësit të tij. Duke i dhënë atij vetë më në fund lirinë e munguar, për të krijuar jo vetëm lidershipin real, por edhe nisjen e një epoke të re të krijimit të trashëgimisë së tij në politikën shqiptare.

Së shtati, nëpërmjet këtij hapi Lulzim Basha do të niste me këmbën e mbarë jo vetëm një vit dhe një dekadë të re politike në Shqipëri, por edhe një erë të re opozitare. E kombinuar me një program ambicioz të qeverisjes alternative dhe me një fushatë të pandërprerë shtëpi më shtëpi, rrugicë më rrugicë, lagje më lagje, fshat më fshat e qytet më qytet përgjatë gjithë 2020 anekënd vendit, do të ishte e sigurt se bashkë ngjizjen e frymës së madhe të ndryshimit të krijuar përmes këtij aksioni, do të niste edhe fushata elektorale për zgjedhjet e qershorit 2021.

Por duke qenë se asnjëra nga shtatë pikat e mësipërme nuk do të zbatohet, për aq kohë sa opozita nuk do që ta ndryshojë sistemin aktual zgjedhor, e sigurt është që tani se me këtë hap, Lulzim Basha ka vulosur bashkë me dështimin e tij, fitoren e mandatit të tretë qeverisë nga Edi Rama.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rezultoi pozitiv me koronavirus, ja takimet që zhvilloi Hoti sot

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, konfirmoi sot se kishte rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tregoi se nuk kishte...

Mesazhet e mbylljes në kohën e listave të hapura

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të...

Teuta mposht Tiranën, fiton Kupën e Shqipërisë

Teuta shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët mposhtën në finale Tiranën me rezultatin 2-0. Rustem Hoxha kaloi bregdetarët në avantazh, ndërsa Tirana mori shpejt...

Kryeministri i Kosovës rezulton pozitiv me koronavirus

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti, përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se...

Humbja e jetës së Aneta Ramës, Zgarbi ngushëllon kryeministrin

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi, ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij. “Dashurinë për Italinë dhe...