Politikani Neritan Ceka ka sulmuar deputeten demokrate Rudina Hajdari, sa i takon fjalimit gjatë seancës plenare për miratimin e Rezolutës kundër Metës.
I ftuar në emisionin ‘360 Gradë’, Ceka nuk la fjalë pa thënë për Hajdarin, madje duke e cilësuar fjalimin e saj si të burgaxhinjve.
Ceka: Sot Rudina Hajdari u mor me gruan e Presidentit, dhe me burrin e gruas së Presidentit. Unë i di se kush i bën këto fjalime, janë fjalime burgaxhinjsh, nuk janë intelektualë dhe nuk mund të dalin nga Ambasada Amerikane. Burgaxhinjtë thonë jo gruaja, jo burri, jo kalamani.
Zheji: Do hysh në gojën e Rudina Hajdarit, dhe pastaj i shkreti ti.
Ceka: Nuk e kam problem fare. Ne i kemi pasur ca përvoja të tilla. Edhe Ramiz Alia i kishte të gjitha numrat, edhe tha kush do të rrijë në Shqipëri le të rrijë, dhe kush do të ikë le të ikë. Ndodhi që në korrik iku një pjesë e popullsisë, po ata që mbetën e bënë përmbysjen.