Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka nënshkruar sot një Memorandum me Shqipërinë në kuadër të Takimit të saj Përvitshëm 2020, për të mbështetur vendin në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Dokumenti u nënshkrua gjatë një bisede online nga Presidenti në Detyrë i BERZH, Jurgen Rigterink dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në prezencë të Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.
Në këtë Memorandum, përcaktohet kombinimi i angazhimit në politika, asistencës teknike dhe investimeve për të mbështetur vendin në procesin drejt përafrimit me BE.
Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe BERZH do të përqëndrohet në tre fusha: konkurueshmëria e sektorit privat dhe rritja gjithëpërfshirëse; infrastruktura e qëndrueshme dhe tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër si dhe përmirësimi i klimës së investimeve dhe qeverisjes së mirë.
Kryeministri Rama tha se nga kjo marrëveshje do të ketë edhe investime për turizmin e trashëgiminë në Shkodër, Berat, Fier dhe Gjirokastër.
Kryeministria – FIRMOSEN ONLINE ME BANKËN EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM MARRËVESHJET E INVESTIMEVE PËR TURIZMIN E TRASHËGIMINË NË SHKODËR, BERAT, FIER, KORÇË DHE GJIROKASTËR🤝Me Presidentin e BERZH dhe Ambasadorin Soreca, për memorandumin e Mirëkuptimit me BERZH në mbështetje të anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe dy Marrëveshjet e Financimit për zhvillimin e Turizmit dhe Infrastrukturës në katër pole strategjike për ekonominë kombëtare. 🇦🇱🤝🇪🇺
Publiée par Edi Rama sur Jeudi 8 octobre 2020