Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja me kompaninë italiane, Shqipëria do të prodhojë anije në Pashaliman

1 muaj ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes mes shoqërisë Fincantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë, dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, anije lundruese.

Sipas Ramës, kjo ndërmarrje do të fokusohet në prodhimin e anijeve që do të shërbejnë jo vetëm për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, por edhe për ushtritë e vendeve aleate. Projekti pritet të rrisë kapacitetet prodhuese dhe të forcojë bashkëpunimin ushtarak në rajon.

Kryeministri e cilësoi marrëveshjen si një mundësi të rëndësishme për të rinjtë, veçanërisht për nxënësit e shkollës Industriale të Vlorës. Ai theksoi se ata do të jenë ndër të parët që do të përfshihen në programe të posaçme trajnimi, me synimin për t’u bërë pjesë e kësaj industrie të re në qytetin e tyre.

“Partneritet strategjik me qeverinë e Italisë. Kjo është një marrëveshje me Fincantieri për të krijuar një shoqëri të re për të prodhuar në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit, anije lundruese, që janë në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtri të tjera të vendeve aleate.

Kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për të rinjtë, për vajzat dhe djemtë e shkollës Industriale të Vlorës, të cilët do të jenë të parët që do të ftohen për të marrë pjesë në një rrugëtim formimi të përshtatur për të qenë nesër pjesëmarrës të kësaj shoqërie të re ekselence në territorin e tyre, në qytetin e tyre”, tha Rama.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se marrëveshja sjell vende të reja pune dhe fuqizim të eksportit.

“Sot, me këtë nënshkrim, shoqëria KAYO fillon një hap të ri. Do të arrijmë të prodhojmë për nevojat e eksportit. Shqipëria bëhet një bazë e re europiane e Fincantierit për anijet e vogla dhe të mesme, duke zgjeruar aktivitetin. Fincantieri do të sjellë edhe punë dhe, në planin e biznesit që kemi nënshkruar, rreth 400 persona do të punësohen në këtë kantier të ri. Rritje e kapaciteteve vendase prodhuese dhe humane”, tha ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Përfaqësuesi i Fincantierit tha se kjo marrëveshje mbart strategji dhe ambicie.

“Siç sapo kemi diskutuar, ka shumë strategji dhe ambicie pas kësaj marrëveshjeje. Nuk është vetëm dëshira për të ndjekur një program, por për të nxjerrë diçka produktive me ambicie. Mund të kemi një produkt që ta përdorim në eksportin e Fincantierit, duke pasur modernizim, konkurrencë dhe ide të reja për anijen dhe procesin produktiv”, tha përfaqësuesi i Fincantierit.

TË LIDHURA

Aktualitet

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026
Aktualitet

Hita: Krimi i organizuar po sofistikohet, po analizojmë grupet kriminale me metod

19:48 | 09/06/2026
Aktualitet

Meçollari në protestë: Rama ka shkatërruar Shqipërinë, Aeroporti i Kukësit pa fluturime

19:24 | 09/06/2026
Next Post

Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen

Ish-ministri Beqaj, jashtë kafazit te “Sterilizimi” dhe brenda xhamit të qelqtë te “SASPAC”

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjithe







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Sport

Nuk është Vllaznia? Rubin Hebaj pranë firmës me rivalët e kuqebluve

by mirseda
19:53 | 09/06/2026
0

Rubin Hebaj nuk pritet të rikthehet te Vllaznia, pasi zërat e fundit e dërgojnë tek Elbasani. Sulmuesi...

10 ditë që tronditën “sistemin”

19:51 | 09/06/2026

Hita: Krimi i organizuar po sofistikohet, po analizojmë grupet kriminale me metod

19:48 | 09/06/2026

Meçollari në protestë: Rama ka shkatërruar Shqipërinë, Aeroporti i Kukësit pa fluturime

19:24 | 09/06/2026

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

18:23 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com