E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Nënsekretari amerikan i kërkon Prishtinës të heq tarifën ndaj mallrave serbe

Nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështje Politike, David Hale, kërkoi nga Kosova dhe Serbia të rivendosin dialogun, si dhe u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë të heqin tarifën ndaj mallrave serbe.

Në një njoftim të publikuar në Twitter nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Beograd, pas takimit të presidentit serb, Alaksandar Vuçiç me zyrtarin e lartë amerikan, David Hale bën thirrje për ndalimin e provokimeve të dyanshme.

Gjatë takimit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i tha nënsekretarit amerikan të Shtetit se Serbia “në një afat relativisht të shkurtër kohor, do të ndërmarrë masa përmes të cilave do të reagojë ndaj mospërmbushjes së obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, vendosjes së tarifës ndal mallrave serbe dhe ndërprerjes së dialogut me Serbinë nga ana e Prishtinës”.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, Vuçiç gjatë takimit me zyrtarin amerikan Hale ka thënë se Platforma e dialogut me të cilën e ka miratuar Prishtina në “thelb paraqet vendimin e Prishtinës për t’i dhënë fund dialogut me Beogradin”. Në prag të vizitës në Serbi dhe Kosovë, nënsekretari amerikan, David Hale, tha se ekziston mundësia që këtë vit të arrihet marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por ajo duhet t’i kontribuojë stabilitetit afatgjatë në rajon.

“Ka shanse që këtë vit të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por vetëm nëse së pari vazhdon dialogu… SHBA-ja nuk do ta japë recetën për zgjidhje. Besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, dhe se duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit”, tha Hale në një intervistë për gazetën serbe ‘Danas’. Ai po ashtu bëri thirrje për heqjen e tarifës doganore, që Qeveria e Kosovës u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Shtetet e Bashkuara, më herët, kanë thënë se kjo taksë nuk përkon me interesat amerikane.

Lexo edhe :   Intelektualja serbe: Kosova është e pavarur, s’di pse bëhet problem për targat
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...