E martë, 20 Tetor, 2020
9 C
Tirana

Nënkryetari i OVL UÇK-së: Nuk e njoh Gjykatën Speciale

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

‘Gjobat për maskat të paligjshme’, /Meta-Ramës: Reflekto, po tremb qytetarët

Presidenti i Republikës, Ilri Meta i bën thirrje qeverisë, që të reflektojë për aktin normativ, që gjobit qytetarët të cilët nuk e mbajnë maskën...

Pas arrestimit të kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të kësaj organizate, Nasim Haradinaj.

Ky i fundit tha se Gjykata Speciale po vepron kështu pasi nuk i konsideron si njerëz, teksa shtoi se ngjarja e sotme “të bën të mendosh se a kemi shtet”. Sipas tij, Gucati nuk është intervistuar më parë nga kjo gjykatë.

“Mua kur më thirri kryetari e pata plan me ardhë se ishte urdhër i kryetarit, mirëpo meqenëse ata nuk e majtën premtimin që deri të vijë nuk do ta marrin Hysin unë nuk e njoh këtë gjykatë, ne nuk e njohim këtë gjykatë dhe besoj se kjo ditë është një ditë e cila troket në të gjitha dyert e ne qytetarëve të Kosovës. Tani çka na bënë kjo të mendojmë, a kemi shtet, na bënë të mendojmë a kemi organe shtetërore, na bënë të mendojmë a kemi Parlament edhe pse e dimë çfarë e kemi dhe na bënë të mendojmë a kemi Kushtetutë. A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e fjetjes pa trokitur të paktën, mos të flas në dhomën, mos të flas në zyrë nuk hyhet pa trokit. Prandaj, EULEX-i sillet me ne kështu sepse nuk na konsideron njerëz, nuk na konsideron të denjë, të respektosh dikë do të thotë e di që je i respektuar, të mos respektosh kurrkënd të llogaritë që nuk je respektuar. Unë nuk di njëri që hynë në fermën e lopëve edhe iu thotë lopëve mirëdita, a din pse nuk iu thotë se nuk dinë. Prandaj, edhe nuk ka thonë neve do të vijmë, nuk i thirrin policinë tonë”, tha ai.

Ai tha se nuk kanë pasur ndonjë njoftim për bastisje, ndërsa tha se nuk do të bëjë rezistencë nëse arrestohet nga Policia e Kosovës.

“Mua më ka thirr kryetari im Hysni Gucati më ka thënë ndër sy të tyre ‘po kërkojnë këta të EULEX-it që me kanë edhe ti këtu sepse mua po donë me më çu në Hagë dhe pa kanë këtu ti të nënshkruash si nënkryetar nuk bënë’ dhe thash ‘u nisa’. […] Kështu që unë gjykatave nuk iu përgjigjem, ata mund të më arrestojnë këtu, mund të më arrestojnë atje, qejfi im është qoftë edhe me urdhër të tyre të më arrestua policia jonë (e Kosovës), asnjë rezistencë, por nuk do ta pranojmë, rezistencën nuk është se nuk mund ta bëjmë sepse ne e kemi dhënë vaktin kur, por nuk duam të japim precedentë me na i marrë djemtë me thasë në krye me bë kidnapime. Rezistenca sot nuk ka nevojë, kemi fakte, kemi argumente dhe unë besoj sot një botë do të qeshë, jo me këta që kanë hyrë, po me ata që kanë thënë kemi shtet dhe ju shihet shteti i tyre”, tha ai.

Lexo edhe :   Jepet vendimi për 19-vjeçarin që i bëri atentat drejtorit të policisë
Lexo edhe :   Jepet vendimi për 19-vjeçarin që i bëri atentat drejtorit të policisë

Haradinaj tha se përfaqësuesit e kësaj gjykate e kanë pranuar se “nuk është e Kosovës”.

“Përfaqësuesit e kësaj Gjykate që ne nuk i njohim e kanë pranuar decidivisht që kjo Gjykatë nuk është e Kosovës, na kanë thënë ne nuk dimë politikë, nuk është në Kosovë dhe nuk i pyesim këta. Nëse kjo nuk është e Kosovës ne nuk e njehim. Prandaj tash secili njëri që është në shtëpinë e vet le të llogaritë dhe të sheh a janë ato premtime, nuk luajnë rol partitë politike, a jonë ato premtimet ku deputeti jonë ka lyp me bë shtet dhe përfaqësues i popullit. Kurrkush, kurrkush, te një shtet që nuk është shtet, te një Parlament që nuk është Parlament dhe nuk guxon të votojë përpos çka i thotë tutori, përpos mënyrës se si ta ruan pagën e vet. Nëse kemi shtet dhe nëse dua pushtet për të blerë çanta të mira të grave dhe makina të mira atëherë nuk kemi nevojë me bë shtet, kishim jetuar me Marshall Titën ishim kënaq veç mos me i ngucë, veç mos me thënë nuk jemi shqiptarë asnjë send tjetër nuk është dashur. Prandaj po të kthehej Millosheviqi edhe i thua unë nuk e kam identitetin shqiptar dhe mua po më intereson me hëngër mirë, të jetoj mirë, ju garantoj se as ata nuk na ngucin”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Më qëlluan me pistoletë”, zbardhet telefonata që alarmoi Policinë e Vlorës

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës, së një person ka dashur ta vrasë. Shënjestra ka qënë shtetasi me inicialet M.F....

Nga nesër kufizohet hyrja në Tiranë nga Dogana, ja rrugët alternative 

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, njoftoi se nga nesër do të kufizohet trafiku në zonën e Unazës së Madhe tek ish sheshi...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Sërish izolim?/ Rreth 19 mijë mësues janë trajnuar për mësimin online

Për ti paraprirë çdo situate lidhur me pandeminë, janë marrë masat edhe për trajnimin e mësueve për mësimin online. Shumë mësues kanë rezultuar të...

Familja i jep fund kërkimit për biznesmenin Remzi Hoxha

Familja e Remzi Hoxhës ka bërë të ditur se do t’i jap fund kërkimit të eshtrave të tij. Me rastin e 25-vjetorit të rrëmbimit...